Basketball

NBA/ Kosh në sekondën e fundit, Curry i jep fitoren Golden State

Golden State korri një fitore dramatike ndaj Clippers me rezultatin 129-127, fitore që erdhi në sekondën e fundit për kampionët e NBA-së, që ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Ishte Stephen Curry ai që realizoi koshin e fitores në momentin që ra sirena, duke shënuar 42 pikë në një takim ku përballeshin dy nga ekipet më të mira në NBA. Mirë u paraqit edhe Kevin Durant, autor i 35 pikëve e 12 rebound, ndërsa për Clippers shkëlqyen Harris me 32 pikë e Gallinari me 25 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë.

Humbasin edhe Lakers, skuadra tjetër e Los Anxhelosit, që u mund 107-99 nga Memphis, sfidë e ekuilbruar deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Lakers nuk përfituan nga fajktori fushë dhe nga 22 pikët e 14 rebound të LeBron James për të fituar, ndërsa për miqtë u dallua Jackson, që realizoi 27 pikë. Fiton edhe skuadra e Chicago, që mundi 112-92 nënkampionët e Cleveland, ndeshje ku miqtë u shkëputën në periodën e fundit dhe triumfuan falë 31 pikëve të Markkanen.

Fitore të lehtë korri edhe skuadra e Boston, që mundi 119-103 Charlotte, suksesi i 19-të seconal për Celtics. Një ndeshje e mrië e Kyrie Irving, që realizoi 25 pikë. Humbet Oklahoma, që u mund 114-112 nga Minnesota, sfidë e cila po shkonte drejt kohës shtesë, por Wiggins me 30 pikë bëri diferencën në fushë, duke i dhënë fitoren skuadërs mike. Miami, falë 25 pikëve të Johnson dhe 22 të Winslow mposhti 115-91 Orlando, ndërsa Portland mposhti 121-118 Dallas, ndeshje ku u dallua Lillard me 33 pikë.

NBA – Rezultatet

Detroit – Atlanta, 95-98

Indiana – Washington, 105-89

Boston – Charlotte, 119-103

Brooklyn – Phoenix, 111-103

Cleveland – Chicago, 92-112

Orlando – Miami, 91-115

Sacramento – New Orleans, 122-117

Oklahoma – Minnesota, 112-114

Golden State – Clippers, 129-127

Portland – Dallas, 121-118

Lakers – Memphis, 99-107

Related posts

LeBron James një “përbindësh” por s’mjafton, Boston pëmbys Cleveland në fund

Sadik.Autor

Vote: Weigh in on changes to NBA All-Star Game

admin2

NBA/ Probleme për Lakers, ylli i skuadrës dëmton dorën në miqësore

Delo.autor

Leave a Comment