Formula 1

“JA SI MUND TA FITOJMË TITULLIN KAMPION”/ Vettel i dërgon një letër “Ferrarit”

Piloti gjerman Sebastian Vettel i ka nisur një letër falënderimi të gjithë stafit të Ferrarit në prag të festave të fundvitit, ku ai përshëndet të gjithë ata që punuan e kontribuan këtë sezon me makinën italiane. Përmes kësaj letre 4 herë kampioni i botës bën edhe një bilanc të rrugëtimit të “kokëkuqes”, ku sërish titulli kampion mbeti një tabu si për pilotin gjerman ashtu dhe për Ferrarin.

“Edhe pse nuk arritëm të sjellim në Maranello titullin kampion, mund të themi më zë të lartë që bëmë maksimumin për t’ia dalë mbanë. Të përveshim edhe më fort mëngët, të përpiqemi të komunikojmë sa më mirë mes nesh, me besim dhe respekt reciprok, duke ndihmuar njëri-tjetrin për gjithçka”, shkruan Vettel në letrën drejtuar punonjësve të Ferrarit.

“Vetëm duke vazhduar në këtë drejtim, si një ekip i fortë dhe i bashkuar mund t’ia dalim mbanë. Për sa i përket impenjimit dhe entuziazmit jemi një ekip fantastik dhe ju premtoj se vitin 2019 do të jap maksimumin tim për të arritur objektivin tonë të madh. Ju falënderoj sërish”, përfundon letrën e tij Vettel.

Related posts

NDRYSHIME NË RREGULLOREN E RE/ Wolff akuza F1: Makinat vitin tjetër më të avashta, sulm i hapur ndaj Mercedes

Delo.autor

FORMULA 1/ 2021 viti i ndryshimit të madh, ja se si do të jetë Ferrari i së ardhmes (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Gati rikthimi në pistë, Hamilton në fabrikën e Mercedes për makinën e re

Delo.autor

Leave a Comment