Basketball Ekskluzive Sport

“MË JEP FORCË NGA ATJE LART”/ LeBron James thyen heshtjen për Bryant: Kujdesu për mua në këtë mision!

Aksidenti fatal me helikopter që i mori jetën Kobe Brajant, vajzës së tij 13 vjeçare dhe shtatë personave të tjerë, ka tronditur botën e sportit dhe jo vetëm.

Mesazhet për Brajant kanë qenë të shumta, jo vetëm nga sportistët, por thuajsë nga të gjithë. Ai që ende nuk kishte reaguar ishte, një nga miqtë e tij më të mirë, Lebron Xhejms.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Xhejms shkruan se do kujdeset për trashgiminë e tij te Leikers. skuadrës ku Brajnt ka luajtur dhe se zemra e tij tashmë është thyer.

“Nuk jam ende gati, por ia ku filloj. Jam ulur këtu, duke u përpjekur të për të shkruar diçka në këtë postim, por sa herë mendoj për ty, për Xhixhin , miqësinë dhe vëllazërinë që na bashkonte nis të qajë! E dëgjova zërin tënd të dielën në mëngjes pata se të lija Filadelfian për t’u kthyer në Los Anxhelos. Nuk mund ta mendoja për miliona vjet se ajo do ishte biseda jonë e fundit.  Si dreqin?! Të dua vëllai im i madh. Zemra ime do jetë te Vanesa dhe fëmijët! Do doja të thoja shumë për ne të dy këtu… Ne të Lejkërs. Të premtoj se do të marrë mbi shpatulla trashëgiminë tënde dhe premtoj të vazhdoj atë që ke bërë. Më jep forcë nga atje lart dhe kujdesu për mua në këtë mision. Unë do kujdesem për “Ne” këtu. Ka edhe shumë gjëra që do doja të thoja por nuk mundem, nuk mundem të vazhdoj! Deri kur të takohemi përsëri vëlla”, shkruan Lebron në postimin e tij.

Related posts

“Në Francë e ndoqa Anglinë në stadium me shokët, pas 2 vitesh po shkoj në Botëror”

Sadik.Autor

E FUNDIT/ “Jashtëtokësori” nuk grumbullohet për sfidën ndaj Eibar, Barcelona shpjegon situatën

Delo.autor

REAGIMI I TIFOZËVE/ Pankarta kundër grekëve në ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Isa.Autor

Leave a Comment