Basketball

“EURO LEAGUE” BASKETBOLL/ Debutuesit e Buducnost “leksion” kampionëve të Real Madrid

Raundi i 19-të i Euroleague në basketboll për meshkuj ka dhuruar shumë surpriza, duke nisur nga humbja e ekipit kampion të Real Madrid. Skuadra “merengues” u mund 73-60 në Mal të Zi nga Buducnost, ekipi që këtë sezon debuton në Euroleague. Kjo ishte paraqitja më e dobët sezonale e Real, ku zhgënjyen të gjithë ata që zbritën në fushë, ndërsa për Buducnost u dallua Norris Cole, me 14 pikë.

Humbet edhe ekipi i Barcelonës, që u mund 99-83 nga Maccabi në Izrael, ndeshje e dominuar nga vendasit. 5 lojtarë të Maccabit realizuan mbi 10 pikë (Black me i miri me 16 pikë). Skuadra e CSKA Moskë rikthehet te fitorja, duke mundur me vështirësi 77-70 Bayern, sfidë që u vendos në minutat e fundit. Ekipi moskovit arriti të përmbysë avantazhin e miqve, falë 20 pikëve të Clyburn.

Në krye të renditjes së Euroleague vazhdon të qëndrojë skuadra turke e Fenerbahce, që mposhti 82-64 spanjollët e Gran Canaria. Fitore e lehtë e turqve, ku u dallua Kalinic me 16 pikë. Anadolu Efes fitoi 82-68 ndaj Stamboll në derbin turk, me Moerman që realizoi 15 pikë, ndërsa lituanezët e Zalgiris Kaunas triumfuan 82-69 ndaj Panathinaikos, sfidë ku diferencën e bëri White, që realizoi 15 pikë.

Euroleague – Raundi i 19-të

CSKA Moskë – Bayern Mynih, 77-70

Olympiacos – Khimki Moskë, 71-57

Maccabi Tel Aviv – Barcelona, 99-83

Gran Canaria – Fenerbahce, 64-82

Anadolu Efes – Darussafaka Stamboll, 82-68

Buducnot – Real Madrid, 73-60

Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 82-69

Baskonia Gasteiz – Armani Milano, 80-75

Related posts

BASKETBOLL/ Euroleague: Barcelona “leksion” Bayern, zhgënjen edhe Real Madrid

Delo.autor

NBA/ Theu protokollin anti-Covid, ylli i Brooklyn Nets përfundon 1 javë në karantinë

Delo.autor

NBA/ Golden State Warriors fiton me dy pikë diferencë, kryeson Konferencën Perëndimore

Delo.autor

Leave a Comment