Formula 1 Sport

MAZEPIN NË TELASHE/ Kaloi në semafor me të kuqe, gjobë dhe proçes gjyqësor për pilotin e Formula 1

Piloti i ri rus Nikita Mazepin, që këtë vit do të debutojë në Formula 1 me makinën Haas, si shok skuadre me Mick Schumacher, ka provokuar sërish telashe, duke rrezikuar shumë. Sipas mediave britanike, Mazepin është gjobitur nga policia rrugore, pasi ka hyrë në semafor me të kuqe.

Në fakt, ngjarja ka ndodhur më 24 qershor të vitit të kaluar në një rrugë në Bracknell (Angli). Asokohe, gjykata e gjobiti pilotin rus me 274 stërlina (312 euro) si dhe pagoi shpenzimet gjyqësore. Jo vetëm kaq, por piloti rus do të dalë para gjykatës në Oxfordshire, pasi kjo konsiderohet si shkelje e rëndë.

Pas këtij gabimi, Mazepin i janë hequr 3 pikë nga patenta e tij rrugore. Kjo nuk është hera e parë që piloti 21-vjeçar kryen veprime të tilla. Pak kohë më parë ai u përfshi në polemika, teksa ngacmonte me miqtë e tij në makinë një modele.

Related posts

“AI ËSHTË ME MUA”/ Bashkëshortja e Schumacher bën rrëfimin e rrallë: Kurrë nuk fajësova Zotin për atë që ndodhi

Delo.autor

Antonio Candreva vendos për të ardhmen, italiani dëshpëron tifozët zikaltër

Sadik.Autor

FORMACIONET ZYRTARE BOLOGNA-MILAN/ Pioli aktivizon nga minuta e parë të gjithë rezervat

F.autor

Leave a Comment