Futboll Seria A Sport

PARALAJMËRON INTERIN/ Spalleti: Më duket se dikush ka abuzuar me kritikat, më vjen…

Inter po përgatitet për jetën pas eliminimit të befasishëm nga Champions League. Beppe Marotta, që të enjten ka jetuar ditën e tij të parë si interist, është takuar mbrëmjen e sotme për herë të parë me  ekipin.

Edhe për trajnerin Spalleti është fillimi i një faze të re, por edhe rasti për të reaguar ndaj kritikave të shumta të marra pas barazimit me PSV-në: “Më duket se dikush ka abuzuar me kritikat. Por nuk duhet të lëmë që gjëra të tillë të ndërhyjnë në punën tonë. Edhe pse kritikat vijnë nga njerëz që mbështesin skuadra të tjera, sepse mes gazetarëve ka tifozë të ekipeve të tjera”, ka thënë Spalletti.

Pas eliminimit kanë ardhur edhe zërat e parë në lidhje me zëvendësues të mundshëm: “Unë do ta kisha ndier veten në diskutim edhe nëse do të ishim kualifikuar. Kështu është gjithmonë kur drejton Inter-in. Kur më thonë se më mbështesin nuk më pëlqen, më bezdis, sepse duket sikur thonë ‘të dua të mirën dhe do të të ndihmoj, sepse pa mua nuk ia del dot’. Por më vjen mirë për fjalët e Marotta-s, nëse thotë se do të më lërë të punoj në qetësi”.

E rëndësishme është që skuadra të reagojë: “Është shumë ndryshe nga kriza e sezonit të kaluar. Duhet analizuar rruga e ndjekur, episodet që kanë sjellë këto rezultate. Jemi eliminuar nga Champions-i për shkak të diferencës së golave, në dhjetë minutat e fundit. Pas shortit askush nuk mendonte se mund të kualifikoheshim”.

“Duhet të bënim më shumë, por nuk është rasti të shkatërrohet ajo që është bërë në një vit e gjysmë, siç po bëhet. Minus 14 nga Juventus? E kemi nisur nga -29, nga vendi i shtatë në renditje. Është e drejtë që gishti të drejtohet nga unë dhe jo nga lojtarët. Ata meritojnë mbështetjen e tifozëve, ndihen të gjithë keq”, ka thënë Spalletti.

Related posts

Serbët të pandreqshëm, sërish dhunë në derbin e Beogradit (VIDEO)

Sadik.Autor

REAL MADRID NË KRIZË REZULTATESH/ Raphael Varane nuk shqetësohet: Kështu ishim edhe në verën e 2017-ës, por…

Delo.autor

Surprizë e bukur për FSHF-në, Duka merr një çmim tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment