Futboll La Liga Sport

BARCELONA HAP ARKËN/ 207 milionë euro në dy merkatot e fundit dimërore

Barcelona ka hapur arkat e saj. Merkatoja e këtij dimri ka siguruar katër përforcime në skuadrën e Valverde, por spikat sidomos ajo e Frenkie De Jong, e cila është konfirmuar të mërkurën, për shumën e 75 milionë eurove, plus 11 milionë të tjera në formë variablash.

Për të dytin janar radhazi (merkato dimërore), klubi i kryesuar nga Josep Maria Bartomeu i “shkund xhepat” për të mbyllur nënshkrime, siç është rasti i De Jong dhe Todibo, ose realizuar blerje të menjëhershme. Më përpara nuk ishte aq e zakonshme që Barcelona të bënte kësi lëvizjesh në mes të sezonit, aq më tepër të shpenzonte kaq shumë para në merkaton e janarit.

Megjithatë, klubi katalanas i ka “thyer” dy merkatot e fundit dimërore. Në periudhën 2013-2017, Blaugranët nuk kishin shpenzuar asnjë euro në dimër, për ta përforcuar grupin e tyre. Shpenzimet në përforcime kryheshin në verë, kur bëheshin të gjitha planifikimet sportive. Në sezonin 2014-2015, për shembull, Barcelona shpenzoi 166.7 milionë euro për nënshkrime të reja.

Tani po ndërhyhet edhe në janar, për shkak të nevojave të ekipit, siç është rasti i marrjes së Boateng, ose për të siguruar shërbimet e një lojtari të lakmuar nga gjigantët e Europës, si De Jong. Pra, për nevoja të ndryshme, Barcelona është detyruar të veprojë edhe në merkaton e mesit të sezonit.

Këtë vit, ajo ka “disbursuar” 77 milionë euro: 75 për De Jong, dhe nga një milion për secilin, Murillo dhe Boateng. Todibo do të arrijë në “Camp Nou” me kosto zero. Dimrin e kaluar, Barça e kaloi shifrën e 131.8 milionëve të shpenzuara në merkato, nga të cilat, shumica, 120 milionë euro, korrespondojnë me blerjen e Philippe Coutinho.

Në janar të vitit 2018 mbërriti edhe kolumbiani Yerry Mina. Këto dy vite, plot 207 milionë euro u shpenzuan në merkatot e janarit. Interesant është fakti se shpenzimet e mëdha të Barcelonës përkojnë me largimin e Neymar te PSG.

Verën e lamtumirës së brazilianit, shuma e harxhuar për blerje pothuajse i kaloi 198 milionët (nga të cilat, 105 milionë euro korrespondojnë për Ombene Dembélé dhe 40 milionë euro për Paulinho), e cila iu shtua parave të paguara dimrin e ardhshëm. Shuma totale shkoi në pothuajse 329 milionë euro.

Edhe verën e kaluar, Barcelona shpenzoi 128 milionë euro për “gjak të ri” (blerja më e shtrenjtë ishte Malcom, 41 milionë euro), shumë të cilës tani duhet t’i shtojmë edhe 77 milionë (përforcime të dimrit). Largimi i Neymar ka shërbyer jo vetëm për të sjellë lojtarë të rinj, për të mbuluar hendekun sportiv të lënë prej tij, por edhe për të nënshkruar me futbollistë karizmatikë, që iu pëlqejnë tifozëve katalanas.

Klubi blaugrana ka shpenzuar 533 milionë euro që nga largimi i Neymar, por duhet pasur parasysh se merkatoja e këtij dimri nuk ka përfunduar ende dhe Barcelona ka negociata të tjera në progres. Emri më i shquar në listë është ai i Adrien Rabiot. Eric Abidal nuk e konsideron merkaton të mbyllur. Ai mbeti duke thënë herë pas here: Çdo gjë mund të ndodhë në “Camp Nou”!

Related posts

“SHQIPTAR M*TI”/ Skandal racizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me Rota-n që luan për Greqinë (VIDEO)

Delo.autor

Roma, Chelsea i bashkohet garës për transferimin e Emerson

Q.Autor

Yllin e Napolit që e duan Reali, Chelsea dhe United, kushton 120 mln euro

Sadik.Autor

Leave a Comment