Formula 1 Sport Të tjera

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA E TIJ/ Alonso prezanton makinën e re, synon “triple crown” në garën e famshme amerikane

Piloti spanjoll Fernando Alonso nuk heq dorë nga ëndrra e tij për të fituar në garën 500 milje të Indianapolis. Dy herë kampioni i botës në Formula 1 ka prezantuar makinën me të cilën do të garojë në këtë event.

Gara 500 milje e Indianapolis do të zhvillohet më 23 gusht dhe Alonso synon të jetë në startin e saj. Alonso ka prezantuar makinën e tij McLaren, me të cilën do të marrë pjesë në provat kualifikuese. Deri më tani ai nuk ka arritur të triumfojë në këtë garë, në dy pjesëmarrje.

Spanjolli synon të fitojë “triple crown” (kurorën e trefishtë), të cilën e merr piloti që fiton një garë të Formula 1 në Montekarlo, garën 24 orëshe të La Mansh dhe atë 500 milje të Indianapolis. Spanjolli ka fituar dy garat e para dhe synon triumfon në garën amerikane.

Related posts

“TËRMET” tek REALI/ Portieri kërcënon me LARGIM: S’vazhdohet kështu, do FIRMOS me…

Isa.Autor

Marolino Hoxha e Bruno Kola fitojnë etapën e dytë të kupës “Agim Tafili”

Sadik.Autor

KËRKON FUNDIN E AVENTURËS/ Menaxheri i Gonzalo Higuain zbarkon në Londër

Delo.autor

Leave a Comment