Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Interi gjen një talent, nuk e merr dot për faj të…

Pedrinho është një nga talentet e shumtë që po vëzhgohen nga Inter në muajt e fundit. I aftë teknikisht dhe shumë i shpejtë, ylli brazilian ka pak mundësi që të përfundojë te zikaltrit për faj të… Paqeutas.

Në fakt, Corinthians, klubi që zotëron kartonin e mesfushorit 20-vjeçar, është i bindur se lojtari i tyre jo vetëm që mund të ndjekë gjurmët e yllit të ri të Milanit, por të bëjë akoma më  mirë. Me pak fjalë, nëse Flamengo e ka shitur Paquetan për 35 milionë euro, “Timao” synon të fitojë më shumë nga Pedrinho.

Kjo është arsyeja pse drejtuesit, që janë të bindur për shpërthimin e yllit të tyre në 2019, po kërkojnë ta zgjasin kontratën e futbollistit, me marrëveshjen aktuale që skadon në 2020-ën.

Mbi të gjitha synojnë të rrisin nga 50 milionë euro në 80 klauzolën për prishjen e kontratës. Kjo lë të kuptohet se Inter, të paktën në këtë sesion të merkatos, nuk mund ta marrë dot brazilianin për shkak të kufizimeve financiare.

Related posts

KA FESTË NË “SAN SIRO”/ Bomberi refuzon Chelsean sepse do të firmosë me Milanin

Isa.Autor

ANKTH E PANIK TEK SKUADRA E SERISË A/ Rrezikon të mos luhet ndeshja e javës tjetër

Delo.autor

“SKËNDËRBEUN MUND TA BËJË ÇDO EKIP SHQIPTAR”/ Receta e Shkëmbit: Ja si Tirana shkon në grupe

Delo.autor

Leave a Comment