Futboll Seria A Sport

PËRPARA NJË VITI E PËRQAFONTE/ Ja si Gattuso injoroi Bonuccin në Superkupë (VIDEO)

Gennaro Gattuso është skualifikuar me një ndeshje për shkak të fjalëve ndaj arbitrave pas Superkupës së Italisë, ndaj Juventusit. Trajneri i Milanit, edhe pse në konferencën për shtyp pas ndeshjes tha se nuk donte të përjashtohej në rast se komentonte episodet, sërish e ka pësuar. Megjithatë, në fushën e blertë, në Xhedah, ajo që shumë ndoshta nuk e panë ose nuk i vunë rëndësi është momenti kur në pjesën e dytë, në disavantazh pas golit të Cristiano Ronaldos, një rivënie anësore do të kthehej skena e “takimit” me Leonardo Bonuccin.

Ish-futbollisti i Milanit për një sezon, që pasi u bë kapiten dhe u prit si mbret në Milanello, vendosi të rikthehej në Torino te Juventusi, në shpejtësi e sipër doli jashtë bashkë me topin dhe për t’u ndalur u mbajt te trajneri kuqezi. E ndërsa mbrojtësi i Juventusit i vendosi duart dhe u përpoq ta përqafonte, përgjigjia që mori ishte emblematike: asnjë shikim në sy, thjesht shpërfillje dhe fëlliqje për mbrojtësin. Një gjest që tifozët kuqezi e kanë duartrokitur.
Kujtojmë që Gattuso ishte trajner kur në SHBA, Bonucci i hypi avionit drejt Torinos për të firmosur me Juventusi, duke braktisur Milanin, në marrëveshjen që çuan Caldaran dhe Higuain në Milano.

Related posts

PËRMBYSJE ME AROMË TITULLI/ Majkëll Ngo mposht me dopietë Skënderbeun

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Skënderbeu: Bie tempi i lojës, skuadrat prodhojnë pak në pjesën e dytë (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ BAYERN NË CHAMPIONS/ Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment