Futboll Seria A Sport

PUSHTON ZEMRAT E TIFOZËVE/ Juventusi i ofron dashuri të përjetshme sulmuesit, kontratë deri në…

Sulmuesi kroat Mario Mandzukic, mund ta mbyllë karrierën e tij te skuadra e Juventusit, ku zbarkoi në vitin 2015 dhe që prej 3 sezonesh ka shkëlqyer në fushë, duke pushtuar zemrat e tifozëve dhe fituar besimin e trajnerit Allegri. Për këtë arsye, bardhezinjtë janë gati t’i rinovojnë kontratën deri në vitin 2022 sulmuesit 32-vjeçar, që në këtë mënyrë do ta mbyllte karrierën në Torino.

Kontrata aktuale e Mandzukic skadon në verën e vitit 2020, kur ai do të jetë 34 vjeç, ndaj bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë edhe dy vite të tjera kontratë. Lojtari, nën-kampion i botës me Kroacinë, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer këtë sezon me Juventusin, duke realizuar 9 gola në 21 ndeshje që është aktivizuar këtë sezon, kampionat e Champions League.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Befason mbrojtësi i Belgjikës, zbulon kombëtaren favorite për “Euro 2020”

Delo.autor

FORMULA 1/ Toto Wolff: Ai njeri nuk është një opsion për të pilotuar makinën Mercedes

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Raundi i dytë, Partizanin e presin 6 shqiptarët e Bazelit

Delo.autor

Leave a Comment