Boks MMA

NUK TALLET PËR REVANSHIN/ Nunes: Këtë herë do ta lë Cyborg të presë 2 vjet

Amanda Nunes nuk ka ndërmend që t’i ofrojë revanshin Cris Cyborg, pas duelit që dy sportistet braziliane zhvilluan në eventin UFC-232, që u zhvillua më 29 dhjetor në Los Anxhelos. Në këtë event, Nunes u bë sportistja e parë femër që mban dy tituj kampionë bote njëkohësisht. Nunes kishte titullin e peshës “bantamweight” (pesha 52-55kg), ndërsa një javë më parë fitoi edhe atë të peshës “featherweight” (pesha 61-66kg).

“Thonin që Cris Cyborg kishte duar të rënda e grushte të forta dhe kjo gjë, në fakt, më shqetësonte para duelit. Por kur më goditi në sekondat e para kuptova që nuk ishte aspak e vërtetë ajo që thonin, Ndaj vendosa që të dueloja haptazi, pa u mbrojtur në fytyrë dhe duke e goditur fort, duke arritur ta hedh në tapet me grushtet e mia”, tha Amanda Nunes, që e fitoi këtë duel ndaj Cyborg me “KO” në raundin e parë, pas vetëm 51 sekondash.

Për sa i përket revanshin, Nunes ka të qartë objektivin  e saj, të rikthehet në peshën “bantamweight”, për të mbrojtur titullin. “Revanshi me Cyborg nuk më intereson për momentin. Duke qenë se për të zhvilluar këtë sfidë të parë mes nesh e lashë të priste një vit, për revanshin do ta lë të presë 2 vjet. Fillimisht do të mbroj titullin e peshës “bantamweight” e më pas të shohim”, u shpreh Amanda Nunes, e njohur me nofkën “luanesha”.

Related posts

TRONDITËSE/ Telashet nuk kanë fund për MCGregor, irlandezi DËNOHET me GJOBË dhe 6 muaj në…

Isa.Autor

Namajunas: Tregova që jam më e mira, titulli mbetet i imi

Sadik.Autor

E RËNDË NË SHKODËR/ Boksieri bullgar vdes gjatë duelit me boksierin durrsak

Delo.autor

Leave a Comment