Futboll Premier League Sport

U RIKTHYEN TEK FITORJA/ Sarri zbulon problemin kryesor të lojtarëve të tij

Chelsea është rikthyer te fitorja ditën e sotme në ndeshjen ndaj Newcastle, në rezultatin 2-1. Pavarësisht rezultatit trajneri i bluve të Londrës, Maurizio Sarri beson se djemtë e tij duhet të përmirësohen si teknikisht edhe në mentalitet.

“Sot ishte një ndeshje e rëndësishme për pikët veçanërisht, jam i lumtur me performancën,por pas golit flejtëm për 20 minuta, kështu në fund të pjesës së parë ishim në telashe. Por, pjesa e dytë ishte më e mirë, jam i lumtur me rezultatin por e di shumë mirë që duhet të përmirësohemi.”

“Ne duhet të përmirësohemi nga ana e mentalitetit dhe ajo teknike, pasi sot mendoj se humbëm shumë topa në mënyrë idiote, ndaj duhet të përmirësohemi.”

“Mendoj se sot lojtarët e krahut kanë sulmuar më mirë sesa në 5-6 ndeshjet e fundit. U kërkova të provonin pasi na duhej që ata të sulmonim më mirë brenda zonës. Sigurisht duhet të përmirësohemi, por sot shënuam 2 gola. Goli në 5 ndeshjet e fundit ishte shumë problematik për ne.”

Related posts

LAÇI-HAPOEL/ “Shpërthen” festa në “Elbasan Arena”, Nuabueze shënon me finte (VIDEO)

Delo.autor

PAS AKUZAVE PËR DHUNË SEKSUALE/ Bach tjetër telefonatë me tenisten kineze: Do të takohemi gjatë Olimpiadës

Delo.autor

DJALI “TRADHËTON” PIRLON/ Shikoni cilën fanellë mban veshur kundër të atit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment