Futboll Seria A Sport

150 NDESHJE ME MILANIN/ Ja si e festojnë “Kuqezinjtë” rekordin e Donnarummas (VIDEO))

Ky moment duhet të mbetet gjithmonë në kujtesën e tij, sepse i ka grumbulluar tashmë 150 ndeshje me Milanin, edhe pse nuk i ka mbushur ende 20 vjeç (kaq bëhet më 25 shkurt). Gigio Donnarumma është konfirmuar si një portier i madh, por qëndron me këmbë në tokë.

Pritja e fundit e jashtëzakonshme ishte ajo përballë Joao Pedro, në ndeshjen kundër Cagliari. Dhe klubi kuqezi ka vendosur që ta kremtojë atë “jubile” (150 pritje në po kaq ndeshje) me një klip të jashtëzakonshëm. Një video për t’i gëzuar të gjithë tifozët kuqezinj, jo vetëm në Itali, por në mbarë globin. Shijojeni!

 

Shën Gigio është shenjtori që mbron Milanin e Gattusos. Si kundër Cagliari e Roma, në ndeshjet e fundit të kampionatit, por edhe në sfidën e luajtur kundër Napolit në Kupën e Italisë, Donnarumma ka qenë shpesh vendimtar. Një rritje kjo e portierit, që e ka ndihmuar Milanin të ngjitet në renditje dhe të kthehet përsëri në garën për një vend në Champions. Duket se Gigio ka gjetur më në fund dimensionin e tij, larg presioneve të jashtme të merkatos, që shpesh e kanë kushtëzuar në të kaluarën e afërt.

Sipas të dhënave sportive “Opta”, që nga fillimi i nëntorit të 2018-ës, Gianluigi Donnaruma është portieri më i mirë në Europë. Mes të gjithë kolegëve, që mbulojnë të njëjtin rol dhe kanë luajtur të paktën tri ndeshje, portieri i kuqezinjve është ai që ka përqindjen më të lartë të pritjeve të bëra në pesë kampionatet kryesore të Europës: 87.3%.

Related posts

RRITJA E VLERËS SË LOJTARËVE/ Formacion prej gjysmë miliardi euro, skuadra e Kontes vlen një thesar

Delo.autor

Naser Aliji e nis ters, debuton me humbje te Virtus Entella në Serinë B

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Europa League Partizani-Sheriff Tiraspor, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment