Futboll Seria A Sport

DËMTIMI I RONALDOS NDEZ “ALARMIN”/ Juventusi jep njoftimin e rëndësishëm, ja sa do të mungojë

Vetëm pak ditë para ndeshjes kundër Napolit erdhi lajmi, që asnjë tifoz i Juventusit nuk do të donte ta dëgjonte kurrë. Cristiano Ronaldo, në fakt, ka marrë një goditje në fitoren kundër Bologna, çka e ka detyruar të mos stërvitet me skuadrën.

CR7 pësoi një lëndim të kyçit të majtë, për të cilin do të jenë të nevojshme testet mjekësore. Kjo u konfirmua nga klubi bardhezi në faqen zyrtare të tij: Douglas Costa dhe Cristiano Ronaldo kanë punuar së bashku. Për CR7 do të ketë kontrolle mjekësore sot dhe nesër, për shkak të një goditjeje në kyçin e majtë kundër Bologna“.

Kontrollet e para, në të vërtetë, janë kryer sot dhe kanë përjashtuar hipotezën e një dëmtimi serioz të Cristiano Ronaldos, çka mbante në ankth gjithë Juventusin. Megjithatë, pak ditë përpara sfidës së kampionatit në “San Paolo”, prania e ish-kampionit të Real Madridit në këtë transfertë mbetet në çdo rast në rrezik.

Dëmtimi i pësuar në Bologna përbën një zile alarmi përpara sfidës së kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid. “Zonja e Vjetër” nuk do të rrezikojë me yllin portugez, pasi kërkon ta ketë në formën më të mirë për duelin e rëndësisë së madhe, kundër të besuarve të Diego Simeone, në përpjekje për një përmbysje në kufijtë e së pamundurës.

Cristiano Ronaldo nuk ka humbur asnjë ndeshje për shkak dëmtimi te Juventusi. Ai mungoi vetëm në ndeshjen kundër Young Boys, në Champions, për shkak se doli me karton të kuq në sfidën pararendëse ndaj Valencias, në fushën e kësaj të fundit.

Related posts

Napoli, dy alternativa për të zëvendësuar Reinën

Q.Autor

Trajneri i Kroacisë: Askush nuk donte të dilte nga fusha

Sadik.Autor

KRITIKON VAN DE BEEK/ Van Basten: Gabim i madh, që shkoi te Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment