Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE APO CHAMPIONS? Salah zbulon OBJEKTIVIN e Liverpoolit

Premier League tashmë i është drejtuar vrullit final me Liverpool dhe Manchester City, që për momentin ndajnë kreun e klasifikimit, ndërsa Tottenham është ndjekës insistues. Pikërisht në lidhje me synimin për titullin kampion, për “Sky Sports” ka folur talenti egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah.

“Në këtë moment ka shumë presion, edhe sepse ne duam absolutisht të fitojmë titullin kampion në Premier League. Mbeten ende 12 ndeshje deri në përfundim të kampionatit dhe të gjithë flasin për këtë argument”, u shpreh sulmuesi i “Të Kuqëve”.

“Ne ndërkohë nduhet të mos lejojmë që presioni të futet Brenda fushës. Të qëndrojmë të përqendruar vetëm në objektivin tonë. Duhet të vazhdojmë të luajmë sikurse kemi bërë në këto muajt e fundit”, deklaroi Salah.

Related posts

NORMALIZOHET SITUATA TE INTERI/ Shikoni marrëdhënien mes Icardit dhe Perisic

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Tirana. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

UEFA I JEP ÇMIM/ Rashica i mahnit të gjithë me driblimin që i bën bullgarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment