Formula 1

PANIK TEK MCLAREN/ Zjarr tek makina gjatë kohës që filmohej, 3 në spital

Panik paraditen e sotme në bokset McLaren, në pistën spanjolle të Montmelo. Makina britanike ishte duke kryer disa teste private gjatë “filming day”, ditë ku skuadrat kryejnë 100km për të xhiruar reklamat e sponsorëve të tyre në Formula 1.

Gjatë kohës që makina McLaren MCL34 po dilte në pistë ndodhi një incident. “Zjarri që u krijua në bokse u fik shumë shpejt nga punonjësit dhe forcat e sigurisë së pistës. Stafi mjekësor i pistës mbërriti menjëherë për të dhënë ndihmën për personat që kishin nevojë”, thuhet në deklaratën e McLaren.

3 anëtarë të skuadrës McLaren përfunduan në qendrën mjekësore të pistës së Montmelo për shkak se kishin marrje mendsh për shkak të tymit. Por shpejt ata u rikthyer në bokse dhe puna vijoi normalisht. Ende nuk dihen shkaqet që sollën në këtë incident, për fat pa pasoja në bokset McLaren.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Jo më gabime, këtë herë nuk duhet ta dorëzojmë kreun

Delo.autor

Valentino Rossi optimist: Franca, pistë ideale për Yamaha…

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Më shumë gara më pak teste, ja disa ndryshime të rregullores së sezonit të ri

Delo.autor

Leave a Comment