Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ATALANTËS/ Gattuso: Do të na duhet helmeta në Bergamo, luajmë kundër një…

“Do të na duhet helmeta në Bergamo… Luajmë kundër një ekipi që është duke bërë mjaft mirë dhe po ecën me ritme të jashtëzakonshme. Më erdhi mirë nga vizita e ish-kampionëve, edhe djemtë u ndjenë mirë dhe u stërvitën nën sytë e tyre. Djemtë janë të qeshur, ka harmoni, por në fushë duhet të bëjmë më të mirën. E përsëris, luajmë kundër një ekipi të jashtëzakonshëm”.

Konferenca e Rino Gattusos, trajnerit të Milanit, në prag të sfidës me Atalantan nis kështu, teksa kur i kujtojnë se Atalanta i ka shënuar nëntë gola ekipeve të mëdha në fushën e saj në 2019, thotë: “Skuadër e frikshme. Mbulon mirë fushën dhe dalin shpejt në krahë. Ne duhet të luajmë mirë në sulm dhe mirë në mbrojtje”.

I mungon Milanit përvoja e duhur në këtë fazë… “Këto ndeshje duhet të na sjellin përmirësim. Në fjalën eksperiencë. Ndeshjet të bëjnë të arrish eksperiencën. E jetuara. E përsëris: luajmë kundër një ekipi që luan mjaft mirë dhe fort. Por, na duhen këto ndeshje”.

Calabria dhe Rodriguez, karriera e ndryshuar nga Gattuso dhe janë të paprekshëm… “Kanë pasion dhe dëshirë të punojnë. Kanë dëshirë të madhe të përmirësohen. Nuk janë të paprekshëm, flet fusha më pas”.

Krahasimi Atalanta-Milan – “Atalanta luan një futboll të saj. Ushtron presion, nuk luan me reparte. Ka një futboll të sajin në botë. Ndonjëherë gjen pesë apo gjashtë lojtarë përballë të tyre që nisen për në sulm dhe shënojnë. Skuadër unike në zhanërin e saj.

Ne jemi një ekip që luajmë mirë teknikisht dhe po sakrifikohemi. Eshtë e rëndësishme, por janë edhe 45 pikë në vijim. Thelbësorë për ne, por duhet qetësi në përgatitje. Atalanta ka shumë armë për të na vënë në vështirësi.

Piatek dhe Zapata – “Nuk e ka qejf të flasë. E prisja kështu. Fjalët që dinte ishin “gol, gol, gol…”. Ndonjëherë më jep përshtypjen sikur nuk do as të bëjë nxehje përpara ndeshjes. Sikur thote “hajde luajmë se nuk po na pritet”.

Zapata? Janë të ngjashëm, por unë dua Piatek. Zapata mund të na vërë në vështirësi, duhet kujdes, sepse ka shënuar 16 gola”.

Romagnoli – “Një kapiten i ri, vetëm 24 vjeç. Po rritet shumë, e respektojnë dhe është një djalë që kur flet ka koherencë. Mendoj se duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Pastaj, edhe paraqitjet duhen parë. Për të mbajtur shirit duhet të kesh koherencë, përgjegjësi. Romagnoli po e tregon”.

Kalendari i lehtë… – “Nuk ka ndeshje të lehta. Quhet Empoli ose Frosinone, pak rëndësi ka. Me Atalantën është e rëndësishme, por jo e jetës. Duhet të luajmë me kriter dhe dëshirë, pastaj shohim… Ndeshja me Napolin në Kupën e Italisë? Edhe me Cagliarin bëmë presion të jashtëzakonshëm”.

Mentaliteti – “Sigurisht që ne kërkojmë ndeshjet e forta dhe diçka më shumë. Po përpiqemi të bëjmë diçka ndryshe. Skuadra në nivel fizike po paraqitet mirë. Të kuptojmë gjërat është kryesore. Ata nuk lodhen, deri në minutën e 95-të”.

“Ekipin shpesh e lë pushim një ditë apo një ditë e gjysmë, për të qenë mirë psikologjikisht dhe fizikisht, jo më kot. Duhen energji”.

Gasperini – “Më pëlqen gjithccka që bën. Ka vite që stërvit. Kur sheh Atalantën, për mënyrën se si luan, realiteti, është e pakrahasueshme. Nuk e imiton dot Gasperinin. Shumë pak skuadra në botë luajnë si Atalanta. Merita është e Gasperinit. Eshtë diccka e re, e nisur te Genoa 8 vite më parë. Diccka shumë e bukur”.

Suso – “Rinovimi? Nuk jam agjent apo drejtor sportiv. Meriton, por është diccka e klubit. Nga ana ime ka shumë respekt sepse po na jep shumë. Ka qenë jashtë fushave 25-30 ditë, ndaj në nivel fizik po paguan pak, por tani është rikthyer”.

Golat me kokë – “Nuk po shënojmë dhe se di pse. Ne gudulisim kundërshtarin në goditje nga këndi apo standarte. Duhet të bëjmë më shumë”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Në Mynih luhet finalja e parë e “parakohshme”

Sadik.Autor

KËRCËNOHET NË SHTËPI/ Ultrasit roman kalojnë limitet, terrorizohet Zaniolo

F.autor

OFERTA E MAJME NGA SHBA-JA DHE ARABIA SAUDITE/ Leo Messi frikëson drejtuesit e PSG-së

F.autor

Leave a Comment