Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ “Kuqezinjtë” kalojnë me lehtësi Cagliarin dhe rimerr vendin e katërt në kampionat

Milan, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme të marra kundër Napoli-t dhe Roma-s, është kthyer te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë kanë mundur 3-0 në “San Siro” Cagaliari-n dhe kanë rimarë vendin e katërt të renditjes.

Ka qenë një paraqitje shumë e mirë nga ana e lojtarëve të Gattuso-s, të cilët mund të kishin marrë një fitore me të thellë nëse do të ishin treguar me të saktë para portës. Tjetër paraqitje e mirë edhe nga Donnarumma, i cili ka mrekulluar publikun me disa pritje të jashtëzakonshme.

13 minuta lojë i janë dashur vendasve për të zhbllokuar ndeshjen falë një autogoli të Ceppitell-it. Nëntë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë i milanezëve dhe i pari me fanellën e Milan për Paqueta, i cili është bërë mesfushori i parë brazilian që shënon gol për “Djallin” në një ndeshje të kampionatit që nga Kaka (mars 2014-të kundër Chievo-s).

Goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes është shënuar nga Piatek (62′), i cili ka përfituar nga një rrëmujë në zonë dhe ka dërguar topin në rrjetë me portën e boshatisur. 15 gola për polakun në këtë kampionat, 23 në total.

Kjo ka qenë një fitore shumë  e rëndësishme për Milan-in që fundjavën e ardhshme do të luajë në fushën e Atalanta-s, një rivale direkte në luftën për Champions-in, duke parë se zikaltrit janë në vendin e pestë të renditjes, vetëm një pikë larg kuqezinjve.

Related posts

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 55 sekonda, ylli Salah zhbllokon sfidën dhe vendos dy rekorde me një gol (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA NDAJ KAMPIONËVE TË ANGLISË/ Mourinho: I thashë Klopp që skuadra më e mirë humbi dhe…

Delo.autor

NUK ËSHTË REAL MADRID/ Kroos zbulon skuadrën më të fortë tani: Në “Bernabeu”, prej Ancelottit

Delo.autor

Leave a Comment