Boks MMA

PRESIDENTI I “UFC”/ Dana White konfirmon dy duele për titullin e përkohshëm

Më 13 prill, në Atlanta të Amerikës, do të zhvillohet eventi UFC-236, ku do të ketë dy duele të rëndësishme të vlefshme për titullin e përkohshëm në dy pesha të ndryshme. Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se Max Holloway dhe Dustin Porier, do të duelojnë mes tyre për titullin e përkohshëm në peshën e lehtë.

Fituesi i këtij dueli, në nëntor do të përballet me kampionin e botës së këtij Divizioni, Khabib Nurmagomedov. Kjo zgjedhje mes dy sportistëve ka befasuar të gjithë fansat, pasi jashtë garës për titull ka mbetur Tony Ferguson, që shihej si kandidati kryesor. Mësohet se ai nuk ka pranuar një duel të tillë, pasi synon titullin kampion dhe jo atë të përkohshëm.

Dueli tjetër”big” i këtij eventi është ai për titullin e përkohshëm në peshën e mesme mes Kelvin Gastelum dhe Israel Adesanya. Fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmën e dytë të këtij viti me kampionin e kësaj peshe, Robert Whittaker.

Related posts

PARALAJMËRON BOKSIERIN USYK/ Joshua: Revanshi do të jetë një luftë mes nesh

Delo.autor

Golovkin gjen rival tjetër, ja alternativa në rast se dështon revanshi me Alvarez

Sadik.Autor

Dështon sfida me Wilder, Joshua pranë marrëveshjes me Povetkin

Sadik.Autor

Leave a Comment