Basketball

PRISHET ASHENSORI/ Basketbollistët e Portland kalojnë 30 minuta paniku të ngecur (VIDEO)

Basketbollistët e skuadrës së Portland Trail Blazers herën tjetër do të përdorin shkallët kur të shkojnë në stërvitje. Të martën në mbrëmje, gjatë kohës që po shkonin në stërvitje, në Emerson College të Bostonit, ashensori me të cilin po lëviznin lojtarët e Portland ka ngecur.

Në ashensor kanë qenë disa nga lojtarët e skuadrës së Portland, që në ato momente kanë hapur celularët për të kaluar kohën, biseduar dhe kërkuar ndihmë. Ai që ka filmuar të gjithë skenën ka qenë Enes Kanter, që më pas e ka postuar videon në rrjetet sociale.

“Ashensori ka ngecur. Po gjejmë mënyrat për të mbijetuar”, ka shkruar basketbollisti turk. Lojtarët u shprehën se ishte shumë vapë gjatë kohës që qëndruan të ngecur në ashensor, situatë që zgjati për gati 30 minuta. Për fat asnjë incident i rëndë dhe asnjë lojtar nuk u dëmtua.

Drejtuesit e kolegjit, ku do të stërvitej skuadra e Portland, kërkuan ndjesë për incidentin dhe thanë se do të bëjnë tifo për ekipin mik në këtë sfidë. Dy ekipet do të duelojnë mëngjesin e së enjtes (me orën shqiptare).

Related posts

NBA, përcaktohen çiftet e fazës “playoff”

Sadik.Autor

Curry rikthehet në play off, trajneri: E vështirë pa të, por fitojmë

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Rrëfimi shokues i Michael Jordan: Te Chicago Bulls, një xhiro droge, alkooli dhe…

Delo.autor

Leave a Comment