Basketball Sport

NBA/ Lakers bien në shtëpi, triumfojnë Houston e Clippers

Skuadra e Lakers është mundur 104-102 nga Brooklyn në fushën e saj, një rezultat surprizë sot në NBA. Lakers e dominuan ndeshjen në pjesën e parë (LeBron dhe Davis 55 pikë së bashku), por në të dytën erdhi përmbysja e ekipit mik. Dinwiddie me 23 pikë dhe LaVert me 22 sollën përmbysjen e miqve.

Fiton skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mposhti me lehtësi 131-107 Golden State. Ndeshje që ishte një formalitet për miqtë, ku u dallua Leonard me 23 pikë (Curry qëndroi pushim). ekipi i San Antonio, falë 24 pikëve të Aldridge mposhti 119-109 Dallas, sfidë ku Spurs përmbysën shifrat në periodën e fundit.

Skuadra e Houston mposhti 117-111 Minnesota, duke qëndruar mes ekipeve elitë në Perëndim. Më i miri për teksanët ishte Harden me 37 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Boston, që mundi 114-111 Indiana jashtë fushe (Sabonis 28 pikë e Oladipo 27), ndërsa Chicago triumfoi 108-103 ndaj Cleveland (White 20 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Boston, 111-114

Washington – New York, 122-115

Chicago – Cleveland, 108-103

Houston – Minnesota, 117-111

Memphis – Orlando, 115-120

San Antonio – Dallas, 119-109

Portland – Phoenix, 121-105

Golden State – Clippers, 107-131

Lakers – Brooklyn, 102-104

Related posts

Bëri gjestin ofendues gjatë ceremonisë së hapjes, Robi Uilliams rrezikon burgun

Sadik.Autor

TIRANA-TEUTA/ Të dy skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Prenga: Mua më shqetëson shumë ecuria e ekipit, kemi shumë…

Delo.autor

Leave a Comment