Boks

“TOKA E PREMTUAR” MUND TË JETË…/ Joshua përgatitet për një duel ndryshe, ja kur do të luhet sfida

E ardhmja e boksierit Anthony Joshua është ende e paqartë dhe nuk dihet nëse kampioni i botës në peshën e rëndë do të duelojë në Britaninë e Madhe ndaj Dillian Whyte (më 13 prill në “Wembley”) apo do të emigrojë në Amerikë për t’u përballur me boksierin vendës Jarrell Miller. Gjasat janë që ky i fundit të jetë sfidanti i radhës dhe në këtë rast Joshua do të duhet të përgatitet për një sfidë ndryshe, pasi për herë të parë në karrierë do të duelojë jashtë shtëpisë së tij.

Për këtë arsye, kampioni i botës në kategoritë IBF, WBA dhe WBO ka gati një plan për t’u stërvitur në Nju Jork, aty ku pritet të zhvillojë edhe sfidën ndaj Miller, të dy të pamposhtur në ring. Eddie Hearn, menaxheri i Joshua ka konfirmuar se 13 prilli tashmë mund të braktiset si ide, pasi Amerika dhe “toka e premtuar” mund të jetë destinacioni i radhës për Joshua. Dhe gjasat janë që sfida me Miller të zhvillohet në Nju Jork, më 1 ose 8 qershor.

Mundësia që të duelojmë në Amerikë me Miller është ende koherente. Mendoj se brenda javës së ardhshme do të zyrtarizojmë gjithçka, duke i dhënë fund kësaj odiseje. E kuptoj se ky debutim i Joshua në Amerikë krijon paksa zhurmë, por ne jemi gati të provojmë këtë sfidë të re nëse do të na ofrohet si mundësi”, tha Eddie Hearn.

Related posts

PLASI NË TOKË Mc GREGOR/ Kreu i Çeçenisë “NDERON” Khabibin, e shpërblen me një “BISHË” (FOTO)

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ BOKSIERIT PRODAN/ Florian Marku dështon në matjet zyrtare, dueli pranë anulimit

Delo.autor

NUK TALLET PËR REVANSHIN/ Nunes: Këtë herë do ta lë Cyborg të presë 2 vjet

Delo.autor

Leave a Comment