Të tjera

PAS KOSOVARIT/ Ja konkurrenti që sfidon “HULK-UN” Iranian (FOTO)

Kohët e fundit, Hulk-u iranian bëri një kërkesë në rrjetet sociale, duke synuar të gjejë ndonjë rival për t’u përballur me të: “Jini të guximshëm, luftoni me mua”! I pari që e pranoi sfidën ishte Hulk-u kosovar, Bujar Muli nga Vushtria. Të tjerë duket se janë gati ta sfidojnë në ring iranianin me trupin unik muskuloz.

Nga Las Vegas-i ka dalë një konkurrent tjetër, i cili, sipas peshës dhe madhësisë, mund ta përballonte shumë mirë iranianin. Ky është Craig Golias, i njohur më mirë në mjedisin e tij si “Goliath”. 33-vjeçari, që peshon 160 kg dhe është i gjatë 1.91 metra, edhe pse është larg nga 180 kilogramët e Hulk-ut iranian, ka një shtat të ngjashëm me këtë të fundit. E sfidon publikisht atë, në përgjigje të kërkesës për rival.

“Goliath” filloi të merret me sportet e peshave në moshën 20-vjeçare, me një qëllim: Doja të bëhesha si “bodybuilders” që shihja nëpër revista. Që atëherë, ai filloi shtimin e muskujve dhe të peshës, pas një diete me vakte të shumta gjatë gjithë ditës. “Nga 68 kilogramë në 160, çdo gjë është e mundur, nëse besoni, nëse i vendosni vetes një qëllim. Mendo një dëshirë dhe realizoje atë… Pjesa tjetër është histori! Vetë mund ta përcaktoni fatin tuaj”, – shkruan në rrjetet sociale “Goliath” i lumtur.

Megjithë madhësinë e trupit, ai ndonjëherë lëviz me një makinë Smart, e njohur për përmasat e vogla. Pas arritjes së masës së dëshiruar të muskujve, Craig Golias ka ëndërr të bëhet më i famshëm, duke përdorur fizikun e tij. Njësoj si Hulk-u iranian, me të cilin është gati të ndeshet në ring.

Related posts

SKANDAL NË MIQËSORE/ Gjermania braktis fushën në ndeshjen kundër Honduras, ja shkaku…

Delo.autor

Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, me objektiv fitoren

Q.Autor

KONFIRMON SFIDËN/ Joshua: Më 13 prill kam prenotuar “Wembley” për të dueluar ndaj Wilder

Isa.Autor

Leave a Comment