Boks MMA

BEFASIOI TË GJITHË ME DORËHEQJEN NGA SPORT/ McGregor habit: Korigjoni rezultatin e fitores time ndaj Jose Aldo

Conor McGregor, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, i ka kërkuar UFC-së që të korigjojë kohës e fitores së tij ndaj Jose Aldo në eventin UFC-194. Sipas irlandezit, ai e mundi rivalin brazilian në 12 sekonda të raundit të parë dhe jo në 13 sekonda, siç është regjistruar në statistika.

McGregor, ish-kampion bote në dy pesha të ndryshme, ka postuar një video të këtij dueli, si provë që vërteton se ai ka mposhtur Jose Aldo në 12 sekonda.

“Janë 12 sekonda. Shihni me vëmendje kohën. Gjyqtari Big John ndal duelin kur ka ende 4’48” nga raundi i parë. Pra, janë 12 sekonda. Unë dua që UFC-ja ta korigjojë këtë gabim. Unë e kam mposhtur atë rival, mos kujtoni se me hidhni”, shkruan irlandezi.

Kjo deklaratë e McGregor vjen pak ditë pas tërheqjes së tij nga sporti, duke befasuar të gjithë. Ndërkohë që, ai është akuzuar për dhunë seksuale, akuzë e cila është hedhur poshtë nga irlandezi.McGregor, 30 vjeç, e mbylli karrierën e tij në kafaz me 21 fitore e 4 humbje.

Related posts

Arjon Kajoshi eliminohet në Europian, trajnerët e Federata akuza për gjykimin

Sadik.Autor

Kristian Prenga fantastik, mposht me “knock out” kanadezin Chemelli

Sadik.Autor

PAS INFEKTIMIT ME COVID-19/ Boksieri Povetkin del nga spitali, revanshi me Whyte më 30 janar

Delo.autor

Leave a Comment