Futboll La Liga Sport

BEFASON ME DEKLARATËN/ Louis van Gaal injoron : Të dyja skuadrat angleze janë më të mira se…

Louis van Gaal befason me deklaratën e tij. Holandezi i njohur beson se Manchester City është më i mirë se Barcelona, por Liverpool është më i mirë se të dyja, ndërsa të tria skuadrat në fjalë janë favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Reds” aktualisht kryesojnë Premier League me dy pikë më shumë se “Qytetarët”, ndërkohë që këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Për ish-trajnerin e Manchester United dhe Barcelonës, ndër të tjera, të dyja skuadrat angleze janë më të mira se homologia e tyre spanjolle, Barcelona, që shumë e shohin favorite për të fituar Champions-in.

“Njerëzit mendojnë se Barcelona është më e mira, por për mua nuk është kështu. Manchester City dhe Liverpool janë më shumë skuadra sesa Barcelona. Liverpool është më shumë skuadër sesa City, – tha ai për BBC. – Në filozofinë time, skuadra më e mirë duhet të fitojë, por shpresoj ta bëjë këtë Manchester City, sepse luan futbollin më të mirë“.

Kujtojmë se Van Gaal e drejtoi Barcelonën në periudhën 1997-2000, përpara se të kthehej aty për një eksperiencë tjetër (2002-2003). Gjatë qëndrimit në Katalonjë, Van Gaal fitoi dy herë La Liga, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë të UEFA-s.

Related posts

LIGUE1/ PSG merr kryesimin, parizienët mundin Strasburg dhe “parakalojnë” Lens

F.autor

TIFOZËT NISIN FESTËN/ Gazidis i vendos TURBO MILANIT: STADIUM të RI dhe KAMPIONË në…

Isa.Autor

Vetëm 1 minutë në fushë, mesfushori i kombëtares shënon një supergol (Video)

Q.Autor

Leave a Comment