Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Liverpooli interesohet për sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”…

Interesi i Liverpool për sulmuesin e Juventus Paulo Dybala është tepër serioz, me raportet në Itali që sugjerojnë se  negociatat do të nisin në javët e ardhshme.

25-vjeçari është kthyer në një nga lojtarët më të mirë të Serie A, duke shënuar 77 gola në 175 ndeshje që kur iu bashkua Juve- në vitin 2015.

Ai ka ndihmuar Zonjën të dominojë kampionatin vendas, megjithëse që pas ardhjes së Ronaldo-s në skuadër ka vuajtur të replikojë paraqitjet e sezoneve të kaluara.

Ai ka shënuar vetëm nëntë gola në 35 paraqitje në të gjithë kompeticionet dhe është lënë rregullisht në stol nga Allegri gjatë javëve të fundit.

Kjo ka kontribuar te spekulimet për sa i përket të ardhmes së lojtarit, teksa Tuttomercatoweb raporton se Liverpool e ka seriozisht për argjentinasin.

Jurgen Klopp ka kohë që kërkon një lojtar të nivelit të lartë në sulm për të ndihmuar treshen Mane-Firmino-Salah.

Është e lehtë për t’u kuptuar pse The Reds interesohen për Dybala, por koha do të tregojë nëse do të kenë sukses për firmën e tij në verë.

Related posts

Inter, Ausilio ka në dorë një fenomen që do të “pushtoj” botën e futbollit

Sadik.Autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Drejtori sportiv i Bayern bën propozimin bombastik për ta përfunduar sezonin

Delo.autor

FYERJET RACISTE NDAJ YLLIT STERLING/ Hungaria i kundërpërgjigjet Anglisë: Harruat që tifozët tuaj u tallen me…

Delo.autor

Leave a Comment