Basketball

NBA/ Nowitzki një legjendë, renditet në “top-3” lojtarët me më shumë ndeshje

Basketbollisti i Dallas Mavericks, Dirk Nowitzki, ka hyrë në “top-3” lojtarët me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e NBA-së. Në takimin e fundit ndaj Orlando, kampioni gjerman ka regjistruar ndeshjen nr.1505 në NBA, të gjitha me fanellën e Dallas.

Nowitzki luan me skuadrën e Dallas që prej vitit 1998 dhe që prej atij sezoni e deri më sot, ai nuk ka veshur fanellë tjetër në NBA. Basketbollisti gjerman kaloi në renditjen e lojtarëve me më shumë ndeshje në NBA një legjendë si John Stockton (1504 ndeshje).

Para Nowitzki në renditje janë dy legjenda, si Robert Parish, me 1611 ndeshje dhe Kareem Abdul Jabbar, me 1560 ndeshje. Në momentin që basketbollisti gjerman ka hyrë në fushë në ndeshjen ndaj Orlando, të gjithë tifozët janë çuar në këmbë për të përshëndetur legjendën e NBA-së.

Në karrierën e tij, Dirk Nowitzki ka fituar 1 titull kampion me Dallas, në vitin 2011. Në vitin 2007 ai u shpall MVP i sezonit të rregullt dhe në vitin 2011 mori trofeun e MVP të finaleve. Nowitzki ka marrë pjesë 14 herë në ndeshjen e “All Star Game”.

Related posts

BASKETBOLL/ Barcelona dominon Euroleague, triumfojnë edhe Real Madrid e Milano

Delo.autor

NBA, Oklahoma dhe San Antonio në “playoff”

Sadik.Autor

LeBron James po i mbaron kontrata, basketbollisti ka tre alternativa para vetes

Q.Autor

Leave a Comment