Formula 1

FORMULA 1 NË “KAOS”/ Pista me më shumë tifozë rrezikon të largohet nga Botërori

Gara e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1 rrezikon të dalë nga Botërori i vitit 2020. Qeveria meksikane ka marrë vendimin që buxhetin që ajo ka vënë çdo vit në dispozocion për garën e automobilizimit nga viti tjetër ta shpenzojë për ndërtimin e një hekurudhe në juglindje të këtij vendi. Kjo ka prishur disi planet e Formula 1, që humbet një nga pistat e reja dhe moderne, që kishte edhe numrin më të madh të tifozëve.

Çka do të thotë që organizatorët e garës së Meksikës tashmë duhet të gjejnë vetë një buxhet të majftueshëm për të bërë të mundur vijin e kësaj gare. Këtë sezon gara nuk rrezikon anullimin, pasi buxheti është i garantuar. Për momentin, organizatorët kanë kthyer pas kërkesat publicitare për garën e vitit 2020, si masë mbrojtëse deri sa të garantojnë buxhetin.

Gara e Formula 1 në Meksikë u rikthye pas 13 vitesh mungesë në vitin 2015, një pistë e re dhe molderne, që çdo vit ka vendosur rekorde shikueshmërie. Fansat kanë qenë të shumtë, një pistë ku është vendosur 2 herë titulli kampion për pilotë në sezonet e fundit. në Formula 1 garon edhe një pilot meksikan, Sergio Perez, që shpreson që situata të ndryshojë deri vitin tjetër.

Related posts

Hamilton: E dija që do të shpallesha kampion, di si ta mposht Vettel

Q.Autor

FORMULA 1/ Piloti Ricciardo: E çuditshme të garosh pa tifozë, por koronavirusi zgjati karrierën time

Delo.autor

FORMULA 1/ Apelimi i Ferrarit hidhet poshtë, fitorja në Kanada i takon Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment