Futboll Kategoria Superiore Sport

LUFTËTARI-SKËNDERBEU/ Shehi surprizon me titullarët, ja si do të rreshtohen skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Vendasit vijnë në këtë përballje pas humbjes në transfertë ndaj Kukësit me rezultatin 3-0, ndërkohë që javën e 24-t qëndruan pushim për shkak të përjashtimit të Kamzës, duke siguruar 3 pikë në tavolinë. Në 25 javë kampionat ekipi i Ahmatajt ka arritur të sigurojë 28 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 8-të, me një diferencë +4 pikë nga Kastrioti i vendit të parafundit.

Partizani-Luftetari

Nga krahu tjetër korçarët vijnë me moral të shkëlqyer pas triumfit në shtëpi ndaj Kukësit me rezultatin 1-0. Skuadra e Orges Shehit do të kërkojë një tjetër sukses në kampionat, për të siguruar një vend në Kupat e Europës, me shpresën se klubi korçar do të fitojë betejën në KAS për sa i përket dënimit 10 vjeçar nga UEFA.

bandicam 2019-03-30 13-34-55-331

Nuk mungojnë surprizat në formacionet zyrtare. Te gjirokastritët rikthehet Albano Aleksi, ndërkohë që Shehi i ka besuar qendrën e mbrojtjes mesfushorit Dita, për shkak të problemeve personale të Marko Radas, i cili ka udhëtuar drejt Kroacisë dhe nuk është i gatshëm për sfidën e sotme. Nga minuta e parë është preferuar edhe mesfushori Zani Kurti si dhe sulmuesi Oto Xhon.

LUFTËTARI-SKËNDERBEU ora 14:00

FORMACIONET ZYRTARE:

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Ymeraj, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Dita, Sambou, Pëllumbi, Muzaka, Taipi, Kurti, Gripshi, Pervan, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Related posts

HEROI I MADRILENËVE/ Isco: Ka lojtarë të tjerë të cilët janë më të mirë se unë

Isa.Autor

BETEJA E VITIT/ Partizani me mbrojtje spanjolle për çështjen “Çinari”

Delo.autor

Daniele Orsato, elektricisti bujar që ka përfunduar në “terr”. Në rrënjët e arbitrit italian

Sadik.Autor

Leave a Comment