Basketball

NBA/ Golden State Warriors fiton me dy pikë diferencë, kryeson Konferencën Perëndimore

U luajtën gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Ka fituar Golden State Warriors në rrugën për të siguruar një biletë për në “play-off”. Ka qenë mbrëmja e “luftëtarëve”, të cilët ia kanë dalë të triumfojnë në “Toyota Center”, edhe pse me vetëm dy pikë më shumë se vendësit e Houston Rockets. Rezultati përfundimtar është fiksuar në shifrat 106:104.

Perioda e parë dhe e tretë ishin vendimtare për fituesit. Basketbollisti më produktiv në këtë ndeshje ishte ai i Warriros, Klay Thompson, që realizoi 30 pikë. Me 27 pikë u ndal në këtë ndeshje DeMarcus Cousins.

Te Houston Rockets spikati i zakonshmi James Harden, që regjistroi “double-double”, falë 29 pikëve dhe 10 asistimeve. Pas këtij suksesi, Golden State mbetet lider i Konferencës Perëndimore, ndërsa Houston e shikon veten në vendin e katërt.

Më poshtë po ju njohim me rezultatet e plota të ndeshjeve dhe përmbledhjet video të tyre:

Houston Rockets – Golden State Warriors  104:106

Oklahoma – Brooklyn 108:96

Washington – Orlando 100:90

Atlanta – Memphis 132:111

Miami – Detroit 108:74

Phoenix – Utah 97:114

Related posts

Miami mposht Milwaukee, New Orleans fiton pas kohës shtesë

Q.Autor

NBA, kualifikohen Warriors dhe 76ers, Bostoni merr kryesimin ndaj Bucks

Sadik.Autor

Bryant vlerëson LeBron James: Ka magjinë për të kontrolluar ritmin dhe energjinë

Sadik.Autor

Leave a Comment