Futboll Seria A Sport

DEKLARATA PAS HUMBJES NDAJ JUVENTUSIT/ Leonardo “shpërthen”: Zgjedhjet e arbitrit kanë qenë provokuese…

Leonardo, drejtues i Milan-it, ka folur në përfundim të ndeshjes kundër Juventus-it për “Sky Sport”.

“Dua ta shikoj përsëri atë episod. Më duket i qartë. Na vjen keq, edhe pse besojmë se skuadra ka luajtur një ndeshje të bukur, por jemi larguar me zero pikë”, ka thënë braziliani,

“Kartoni i verdhë për Calhanoglu nuk ka kuptim. Zgjedhjet e arbitrit kanë qenë provokuese. Një arbitër duhet të menaxhojë ndeshjen, duhet të jetë ai që qetëson gjakrat dhe jo të bëjë të kundërtën. Unë nuk dua të krijoj polemika që shkojnë përtej futbollit, por më vjen keq”.

“Marrëdhënia me Gattuso-n? Fusha është ajo që duhet të flasë, një drejtues nuk duhet të flasë shumë, janë ata që duhet të flasin. Kam folur me Rinon, është një pasojë e punës së përbashkët”.

“Unë nuk duhet të përsëris ato që kam thënë. Njihemi prej njëzet vitesh, ai e di gjithçka që ndodh. Nuk kemi kontaktuar trajnerë të tjerë, kemi patur gjithmonë një komunikim direkt”.

“Kemi qenë afër Kean? Mund të flasësh për 90 lojtarë, por në fund merr vetëm dy. Kean ka shpërthyer tani dhe është shumë larg buxhetit tonë, sot është një realitet. Po, kemi folur për të”.

Related posts

NJË KAMPION I MADH/ MESSI fiton ZEMRAT e tifozëve me këtë gjest FANTASTIK 

Isa.Autor

Florentino Perez nxjerr në shitje “yllin” e radhës, Manchester United “fërkon duart”

Isa.Autor

U TRANSFERUA KËTË VERË NË “CAMP NOU”/ De Jong i propozon një lojtar sulmi Barcelonës, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment