Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

PAS KUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Më vjen keq se prodhojnë shumë, por në…

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi është shprehur shumë zhgënjyer nga mënyra se si humbi skuadra e tij nga Kukësi.

Ai mendon se golat që u pësuan ishin nga mosekperienca e skuadrës në mbrojtje.

Mungesa e fatit?

Ekuilibrat na u prishën që mbremë nga sëmundja e Vangjelit. Spostuam Muzakën në të djathtë, por dhe ai u dëmtua. Sidomos në ndeshje kupë, eksperienca luan një rol të madh. Pasi pësuam dy golat çdo gjë mbaroi.

Pas golit të Bregut, menduat për përmbysje?

Isha entuziast sepse në dhomat e zhveshjes i pashë me kokën e ulur të gjithë. I thashë: “Ngrëni kokën sepse futbolli është për burra. Mos mendoni për kualifikimin, por mendoni për lojën”.

Mënyra si pësoni golat?

Është e vërtetë ne i pësojmë golat nga moseksperienca. Kemi portier 21-vjeç dhe qëndërmbrojtës 18 vjeç. Janë djemë të rinj. Më vjen keq se prodhojnë shumë, kontrollojmë lojën, por në momente  të caktuara diferencën e bëjnë kualitetet.

Bregu dhe Pervan me finte?

Është e drejtë gjën më të thjeshtë e bëjnë të vështirë dhe nga ajo ndëshkohemi. Unë jam një trajner profesionist, mundohem që të merrem vesh me lojtarët, pasi ndonjëherë duhet ngritur edhe zëri Jam pak i butë me lojtarët dhe nuk i “godas” edhe pse ndonjë herë duhet. Gjithsesi atyre duhet t’iu vijë keq për djersën e vet.

Besoni për Europën?

Na presin ndeshje të vështira, madje që në këtë të diel. Sigurisht që na presin ndeshje të vështira. Duhet të ngremë moralisht lojtarët.  Skënderbeu është mësuar me trofe vit pas viti. Ndoshta lojtarët ngarkohen më shumë se ç’duhet. Po të marrim maksimumin në ato sfida çdo gjë është e mundur.

Related posts

LIVE/ Peshëngritësi Briken Calja në kërkim të medaljes, ngjitet në pedanen e ”Tokio 2020”

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Ka probleme me rinovimin tek Chelsea, Rydiger në radarët e Bayern

Delo.autor

“DRIDHET” INTERI/ Klubi europian deklarata të forta për titullarin e rëndësishëm zikaltër: Do ta marrim me parametra zero

F.autor

Leave a Comment