Futboll Seria A Sport

VENDI I KATËRT NË SERIE A ËSHTË DEYRIM/ Gattuso i detyrohet Milanit 60 milionë euro për…

Vendi i katërt në Serinë A është detyrim, Milani e ka të qartë që duhet të rezistojë, në çdo mënyrë, edhe pse kohët e fundit ka luajtur shumë dobët dhe Roma, Lazio e Atalanta tashmë janë një hap larg, duke ushtruar presion asfiksues.

Gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit, mes tyre edhe ndeshja kundër Lazios në gjysmëfinalen e dytë në Kupën e Italisë, në letër gjithçka duket e arritshme, por nga ana tjetër Milani ka treguar se është i aftë të befasojë edhe në aspektin negativ.

Fundjavën e ardhshme Milani luan në Parma, sfidë delikate, vetëm pak ditë para sfidës kundër Lazios në kupë, por tre pikët duhen marrë patjetër, duke shpresuar që Interi të ndalë Romën në San Siro.

Për Gattuson prova e së vërtetës do të vijë pas Pashkëve, sepse do të vizitojë Torinon dhe është një përballje e sikletshme, kundër një rivali që nëse fitonte dje, futej vetë në garë për Champions.

Më pas në kalendar është edhe një ndehsje aspak e thjeshtë në Firence, aty ku objektiva nuk ka më, por kthimi i ish-kuqeziut Montella mund të mobilizojë ekipin.

Çdo justifikim është i kotë, Milani nuk mund ta humbasë vendin e katërt, jo vetëm sepse do të përballet vetëm me rivalë inferiorë në renditje dhe nuk ka më asnjë takim direkt, por edhe sepse kualifikimi në Champions vlen 60 milionë euro dhe kjo shifër do të shërbente jashtëzakonisht për të ulur presionin nga UEFA, në lidhje me Fair-Play financiar.

Edhe pse Gattuso merr elozhe dhe mbështetje thuajse çdo javë, e ardhmja e tij varet vetëm nga ato 60 milionë euro: nëse ia siguron Milanit, siguron të ardhmen e vet.

Related posts

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik me makinë, ndërron jetë në moshën 20-vjeçare futbollisti shqiptar

Delo.autor

FORMACIONI ZYRTAR SHQIPËRI-GJEORGJI/ Asllani dhe Broja nga minuta e parë, ndërron e gjithë mesfusha

F.autor

LIVERPOOL ME HAP KAMPIONI/ Seleksionon fitoren e tetë radhazi në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment