Futboll Seria A Sport

PARAQITJE TË DOBËTA NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Ja si vlerësohen Memushaj dhe Veseli

Lojtarët e Kombëtares shqiptare, Federik Veseli dhe Ledjan Memushaj, kanë luajtur titullarë ndeshjet e tyre respektive me Empolin dhe Peskarën.

frederik veseliVeseli ka qenë në fushë në humbjen e Empolit, ndaj Bolonjës me rezultatin 3-1. Kështu skuadra e tij rrezikon më shumë se cilido kundërshtar të bjerë në Serinë B.

Veseli në këtë sfidë është vlerësuar me notën 5. “I jep Orsolinit topin në rastin e golit. Vuan shumë me sulmuesit dhe Sansone i ikën shpesh”, ishin fjalët  e mediave italiane.

Nga ana tjetër Memushaj është vlerësuar me notën 5.5 në ndeshjen që Peskara ka luajtur ndaj Hellas Verona.

Memushaj“Sakrifikohet në këtë ndeshje duke lënë mënjanë aftësitë teknike dhe duke vendosur veten në mos-posedimin e topit. Merr të verdhe të rëndë, pasi duhet të kishte marrë parasysh që ishte paralajmëruar nga arbitri”, ishte komenti për të.

Related posts

REBELI PERUAN/ Guerrero nuk gjen qetësi, sulmuesi është sërish i pezulluar

Isa.Autor

FINALJA/ Inter pëson të tretin, Sevilla realizon me ndihmën e Lukaku-t

Delo.autor

RRËZIMI I AVIONIT NË IRAN/ Tmerrohet lojtari i kombëtares Kosovare (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment