Futboll Kombëtarja Sport

PREZANTIMI I EDY REJAS/ Trajneri i Kombëtares: Ja si do veproja me portierin Strakosha

Është mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare te Futbollit konferenca për shtyp për prezantimine trajnerit të ri të Kombëtares, Edi Reja që do të zëvendësojë Kristian Panuçin.

edi reja

Në ketë konferencë është i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Armand Duka

“Do të doja t’i uroja mirëseardhjen Rejas në krye të kombëtares. Duhet të kemi performancë më të mirë dhe pse jo pjesëmarrje në Europian.”

Edi Reja

“Shpresoj që të krijojmë marrdhënie të mirë me shtypin. Edhe nga përvoja ime personale, kam kërkuar të krijoj amrrdhënie të mirë me shtpin, kudo ku kam qënë. Faleminderit presidentit Duka që besoi te mua. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lotjtarësh. Nga natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë, kështu që pres pyetjet tuaja.”

Cili detaji iu bindi ti thoni “po” Shqipërisë dhe objektivat?

“Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.”

reja duka

Keni bashkëpunuar me Taren për shumë vite, ke marrë ndonjë këshillë nga ai?

“Igli Tare më telefonoi kur e mori vesh se isha një nga kandidatët dhe më tha: ‘Çfarë bën në shtëpi, shko me vrap’. Do të flas dhe me të kur të shkoj në Romë. Atje është dhe Strakosha që e kam përzgjedhur unë kur isha atje, pasi e kam ndjekur që fëmijë kur erdhi dhe e pranova.”

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?

“Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjike, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varët nga shumë situata, varet nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe që shohim rezultatet.”

Armand Duka

Federata ka limite në financë, por zgjodhi një trajner ekspert…

“Mendoj se kemi bërë më të mirën. Pasi të përfundoj do të shohim nëse kemi bërë mirë apo keq. Një trajner me eksperiencë, besoj se do të japi atë që ka nevojë ekipi ynë. Kemi lojtarë cilësorë. Kanë nevojë për një ekspertizë, për një motiv dhe besoj  se Reja i ka cilësitë për ta bërë këtë. “

Ndërhyn Reja: Nuk ka të bëjë fare ana financiare. Kalon në plan të dytë për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identifikojë kombin.”

duka reja kontrata

Thatë që pranoni të punoni me afat të shkurtër…

“Të shikojmë sepse nëse funksionon projekti do të varet nga federata. Nuk është problem. Kemi një objektiv të qartë, të shkojmë në Europian dhe të bëjmë figurë të mirë. Ka shumë ndeshje, për mua për skuadrën për të gjithë.”

Armand Duka

E vërteta e Shkodrës?

“Jemi takuar pas ndeshjes, patjetër që i kam kërkuar një opinion, e njihni Shqipërinë,  e keni parë më parë. Pa e menduar se do të jetë ai trajner i Shqipërisë. Pastaj kemi folur në telefon, jemi takuar në Bolonja. Gjëja që më ka bindur më shumë që besoj se është zgjidhje e duhur është eksperienca e madhe dhe mënyra si i ka trajtuar problemet. Kishte informacion për të gjithë futbollistët që janë jo vetëm në kombëtare, por edhe rreth e rrotull”.

Edi Reja 

A mund të na zbuloni diçka për mënyrën e lojës?

“Kam parë skuadrën që luan me 4 pas, pasi jep më shumë garanci. Unë gjithnjë luaj me tre në qendër, por duhet parë mënyra e lojës. Nuk dua të ndryshojë shumë filozofinë e kësaj skuadre dhe asaj që kishte bërë De Biazi. E rëndësishme është që skuadra duhet të punoj.”

Çfarë roli ka luajtur De Biazi që i’u te merrnit drejtimin e Shqipërisë?

“De Biazi është historia e fundit e Shqipërisë, ne jemi miq dhe me Panuçin. Me De Biazin kam folur me të për disa gjëra, pasi kemi dhe një raport të mirë. Kam folur me De Biasin dhe më ka treguar gjëra fantastike për Shqipërinë dhe kjo për shkak të rezultateve të mira që ka pasur. Mendoj se duhet të duartrokas për atë që ka bërë De Biasi ka qëndruar 4 vite këtu. Duhet përgëzuar dhe Tramezzani, pasi ka qenë ish-lojtari i imi. Njoh mirë dhe Xhimshitin, pasi i kam besuar kur ka ardhur në Itali dhe hap pas hapi po bën mirë dhe luan te Atalanta.”

Sa do qëndroni në Shqipëri?

“Shqipëria është një vend i bukur për të jetuar. Ne trajnerët kemi dhe nevojën të qetsohemi. Për shembull kemi dhe Durrësin afër (duke qeshur). Unë do të jem në Shqipëri, pasi dua të di çdo gjë që ndodh në këtu. Unë duhet të qëndroj këtu, pasi duhet të njoh më tepër situatat rreth meje dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi.”

I njihni mirë lojtarët e Shqipërisë, ka potencial kjo skuadër për të shkuar në Europian?

“Mendoj se Shqipëria ka potencial për të luajtur. Besoj se kjo skuadër mund të bëj mirë. Megjithëse kërkoj maksimumin nga të gjithë lojtarët”

Nëse një lojtari të kombëtares do t’i ndodhte të humbiste avionin do ta linit jashtë?

“Që të jetë një disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë, kjo patjetër. Unë do e gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që janë thelbësor”.

“Kam trajnër shumë lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri. Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja”

Keni punuar si vëzhgues talentesh, keni parë lojtarë nga kampionati shqiptar…

“Kam parë diçka. Mendoj se lotjarët shqiptarë mund të bëjnë mirë në të gjithë Europën. Të gjithë do të ndiqen. Është mirë të ndiqen të gjithë. “

Shqipëria i ka besuar shumë trajnervë italianë, besoni se do të sillni një tjetër futbolli, apo atë futboll që është i prapambetur?

“Trajnerët italian kanë bërë mirë. Ançeloti, Sarri, Kapelo kanë fituar gjithandej. Është një kulturë që ne kemi si teknikë, kemi bërë mirë në gjithë botën. Nuk mund të thuash që trajnerët italianë janë të mbaruar. Në Champions luajnë lojtarët dhe jo trajnerët. Për fat ne nuk jemi ata më të parët. Këto janë pyetje të momentit. Juventusit i mungonin lojtarë të rëndësishëm, nuk kishin kondicion të plotë. Ka qenë skuadra më e mirë që kemi parë.

E merr në konsideratë Reja një lotjarë që thotë se nuk do të vij sa të jetë ky trajner…

Ai duhet të shohë kombëtaren jo për trajnerin, por për veten dhe federatën. Por, ka bërë 6-7 gola këtë sezon, dhe është një lojtar me vlera të mëdha. Është më shumë ofensiv, dhe disi më pak defensiv. Të gjithë lojtarët duhen vlerësuar dhe të shikojmë në çfarë gjendje janë, dhe më pas do bëjmë grumbullimin

Armand Duka

Në 2 këndvështrime nuk do të t’i thoja jo Lenjanit, sepse më ka gëzuar me kontributin e tij në Kombëtare, prej më shumë se 7-8 vitesh. Do ta kondicionoja shumë një trajner të ri, po t’i thoja që s’do të marrësh këtë, dhe kështu do i bëja skuadrës. Pavarësisht se çfarë thuhet, Lenjanit i ka shkuar ftesa me shumë vonesë, të përcaktuara nga rregulloret e FIFA

Bashkëpuntorët?

“Unë kam që tani bashkëpuntorët e mi. Emrat do të bëhen të ditur kur çdo gjë të bëhet zyrtare, pra nga java tjetër. Duhet të flas dhe me presidentin, pasi duhet ta zyrtarizojë dhe ai.”

Related posts

STATISTIKAT/ Argjentina ka kujtime të hidhura me Kroacinë, Maroku vetëm një fitore me Francën B

F.autor

Petr Cech konfirmon interesin e Napolit, por e ardhmja ime…

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Zbardhet plani FANTASTIK i INTERIT për Rei MANAJN

Isa.Autor

Leave a Comment