Formula 1

PRITET SPEKTAKËL I JASHTËZAKONSHËM/ Formula 1 zhvillon në Kinë garën nr. 1000 në histori

Ditën e diel, në Kinë, do të zhvillohet gara nr.1000 e historisë së Formula 1. Një garë jubilare për sportin më të bukur të garave të automobilizmit. Një sport që ka njohur një ndryshim të jashtëzakonshëm nga fillimet e tij në vitet ’50.

Në vitet e para, pilotët nuk ishin të detyruar të mbanin kokore, ndërsa sot është aplikuar sistemi mbrojtës “halo” (përveç kokores). Në garën e parë të historisë së Formula 1, në pistën e Silverstone, nuk ka qenë Ferrari, që debutoi në garën pasardhëse (Monako).

Në këto 1000 gara kanë ndodhur edhe disa tragjedi. 34 është numri i pilotëve dhe fansave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve. Piloti që ka fituar më shumë tituj kampionë është Michael Schumacher, 7 të tillë, një legjendë e këtij sporti.

Ditën e diel, në Shangai, pritet një spektakël i jashtëzakonshëm, në pistë dhe jashtë saj. Organizatorët e garës por edhe pronarët e Formula 1 po përgatiten për një fundjavë të mbushur me emocione. Spektakli është i garantuar, fituesi ende nuk dihet…

Related posts

GATI PROJEKTI I ÇMENDUR/ Shpjegon Ross Brawn: Ne synojmë të zhvillojmë një garë në rrugët e Londrës

Isa.Autor

FORMULA 1/ Carlos Sainz në “ditën e parë të shkollës” si pilot i Ferrarit

Delo.autor

“Doja të takoja Schumin, por familja e tij nuk më lejoi”

Sadik.Autor

Leave a Comment