Gossip

HEROI I TRIPLETËS KUNDËR AJAX/ Ja mesazhi më emocionues që mori Lucas Moura (FOTO)

Pas përmbysjes spektakolare të Liverpool-it kundër Barcelonës (4-0), e mërkura e kësaj jave rezervoi një mrekulli tjetër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Disavantazhi 2-0 kundër Ajax në pjesën e parë (që ishte 3-0, në fakt, në total, referuar humbjes 1-0 në Londër) u bë  pavlefshëm falë heroit të “Spurs”, falë Lucas Moura.

“Hat-trick” i sulmuesit 26-vjeçar brazilian likujdoi “fëmijët e tmerrshëm” të Ten Hag, që kishin dërguar më parë në shtëpi Real Madridin dhe Juventusin. Goli i minutës së 95-të vulosi shkuarjen e Tottenham në finalen e 1 qershorit, e para në historinë e Ligës së Kampionëve për klubin londinez.

Lucas Moura u konsiderua hero nga të gjithë, por mesazhin më emocionues e ka marrë nga gruaja e tij, përmes llogarisë së saj në Instagram. Larissa Saad, braziliane si ai, 27 vjeçe, ka thënë se iu përzie emocioni, admirimi dhe krenaria për burrin e vet, ka nënvizuar se Zoti e ka ndihmuar t’i kapërcejë kohërat e vështira në karrierën si futbollist. Ky është teksti i plotë, i shkruar edhe në gjuhën amtare:

“Unë nuk mund ta shpjegojë atë ndjenjë, që përjetova. Nuk di si ta shpjegoj admirimin maksimal për ju! Nuk mund të ndaloj së falënderuari Zotin, që ka treguar një kujdes të mirë për ju, për familjen tonë. Zoti e di se çfarë keni hequr, por sot ju jeni këtu! Jeni i denjë për këtë, kush e di se çfarë meritoni! Falë Zotit! FALEMINDERIT, FALEMINDERIT, FALEMINDERIT! Mrekulli falë Zotit! Në finale e Madridit nuk do të jesh vetëm! #HatTrick #FinalChampionsLeague”.

Related posts

“TELENOVELA” ICARDI VAZHDON/ Wanda Nara i hedh “benzinë zjarrit”: Largohuni nga ata që…

Delo.autor

NDIZET INSTAGRAMI NGA MODELJA SEKSI SERBE/ Ish e dashura e Neymar, ylli Soraja Vulevic vijon të mahnitë në rrjetet sociale

Isa.Autor

NUK E DINIM/ Moderatorja SEKSI zbulon skuadrën e zemrës në Shqipëri: Ekipi më i mirë…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment