Basketball Të tjera

NBA/ Golden State në finalen e Perëndimit për të 5-in vit rresht

Golden State mposht edhe fatin e keq. Warriors u konfirmuan si skuadra për t’u mundur edhe në këtë sezon të NBA pasi u kualifikuan për të 5-in vit radhazi në finalen e Konferencës së Perëndimit aty ku do të masin forcat me fituesin e ndeshjes së 7-të në çiftin tjetër gjysmëfinalist mes Denver Nuggets dhe Portland Trail Blazzers. Edhe pse Golden State ishte pa Kevin Durant i dëmtuar në sfidën e 5-të, Houston Rockets nuk arriti ta çonte dot serinë në ndeshjen e 7-të pasi u mposht në një takim shumë të luftuar brenda në Toyota Center nga Warriors me rezultatin 113-118. Pa Kevin Durant, kampionët në fuqi shfrytëzuan formën e shkëlqyer të dyshes Curry-Thompson për të mbyllur çështjen e kualifikimit ndaj skuadrës teksane që në ndeshjen e 6-të. Në Toyota Center pjesa e parë ishte totalisht e barabartë dhe u mbyll me shifrat 57-57.

Pas pushimit Houston u kthye më mirë në ndeshje dhe e mbylli periodën e tretë në avantazhin e 5 pikëve por Harden dhe Paul edhe pse bënë një paraqitje të shkëlqyer u dorëzuan përballë klasit të yjeve të Warriors, aty ku miqtë rikuperuan 7 pikë disavantazh dhe e mbyllën 12 minutëshin e fundit me shifrat 36-26 në favor dhe gjithë ndeshje 118-113. 33 pikë 4 asiste dhe 5 rebound koleksionoi në total Stephen Curry për skuadrën nga Oakland ndërkohë që Klay Thompson shtoi 27 pikë por edhe 2 asiste e 2 rikuperime në suksesin e Warriors. Më i miri mbi parket gjithsesi ishte James Harden me 35 pikë 5 asiste e 8 rikuperime, ndërkohë që për të evituar eliminimin nga faza play-off e NBA, Houstonit nuk i mjaftuan as 27 pikët, 6 asistet dhe 11 rikuperimet e Chris Paul.

Related posts

NBA/ Clippers e Denver kërcënojnë Lakers, Toronto fiton “in extremis”

Delo.autor

Tyson Fury paralajmëron rikthimin: Së shpejti do mësoni lajmin e madh

Q.Autor

Dyshime për doping/ FIFA nis hetimin për lojtarët e Kombëtares së Rusisë

Q.Autor

Leave a Comment