Futboll Seria A Sport

PAS PREZANTIMIT TË SARRIT TEK JUVENTUS/ De Laurentiis i hap sfidë: Do t’i mposhtim me…

Aurelio De Laurentiis i përgjigjet Sarri-t vetëm disa minuta pasi ish-trajneri i kaltër u prezantua tek Juventusi.

Presidenti i Napolit e ka sulmuar në distancë Maurizio Sarri duke bërë edhe krahasime mes tij dhe Ancelottit, shkruan “Sportmediaset”.

“Ancelotti është njeri zyrtar, ndërsa Sarri është njeri i stadiumit, i ultrasëve, që u pëlqen tifozëve”, tha ai.

“Është tërë kohës me tuta, britma dhe blasfemi, ndaj nuk e di si do të përshtatet me shoqërinë e re. Do të jetë akoma më e bukur të shoh kur t’i mposhtim me Ancelottin”, tha De Laurentiis.

Maurizio Sarri gjatë prezantimit tha se objektivi i Juventusit është triumfi në Champions League.

Tekniku italian foli për uniformën që do të veshë kur të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”, ndërsa me nota humori tha se rëndësi ka që mos dalë nudo

Related posts

Publikohen formacionet e takimit Francë-Australi, mungesë e madhe tek “Gjelat”

Sadik.Autor

U SHKARKUA NGA MILAN PËR REZULTATE TË DOBËTA/ Trajneri Giampaolo drejt stolit të ekipit tjetër të Serie A…

Delo.autor

Kalon Ronaldon dhe Mesin/ Nejmar “ironizon”: Të më shohin nga shtëpia

Isa.Autor

Leave a Comment