Basketball Sport Të tjera

MERKATO E “ÇMENDUR” NBA/ Anthony Davis: Krenari të luash tek Lakers dhe krah…

Në merkaton e çmendur dhe të paparashikueshme të NBA, një nga lëvizjet, që ndoshta dihej prej kohësh, ishte kalimi i Anthony Davis nga New Orleans Pelicans te Los Angeles Lakers. 26-vjeçari iu bashkua kalifornianëve për një kontratë të majme prej 27 milionë dollarësh në sezon, por kjo nuk i ka frikësuar drejtuesit e Lakers, të cilët hoqën dorë nga Ingram, Lonzo Ball, Hart dhe 3 zgjedhje të para në draftit. Shtatlarti i lindur në Chicago u prezantua me fanellën e Lakers, duke shpalosur edhe objektivat.

“Kur mësova se mund të transferohesha në Los Angeles e kuptova që ishte një mundësi e mrekullueshme për karrierën time. Është një krenari të luash për Lakers. Besoj se do kemi një sezon entuziazmues dhe me rivalitet, sepse shumë skuadra janë përforcuar. Jam shumë i lumtur që jam këtu.”

Në “Staples Center” do të ketë mundësinë të ndajë parketin me një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA, Lebron James, dhe Anthony Davis nuk ka se si të mos e vlerësojë “Mbretin” James.

“Do të jetë fantastike që të stërvitem dhe të luaj gjithë sezonin përkrah tij, ai është një basketbollist i jashtëzakonshëm dhe një lider i madh”.

Davis e anashkaloi çështjen e rinovimit me Lakers në fund të këtij sezoni, duke deklaruar së për momentin është i përqendruar vetëm tek basketbolli.

Related posts

Pirlo: Pres një ndeshje të balancuar midis Milanit dhe Juventusit

Sadik.Autor

FAJIN PËR HUMBJEN NDAJ IRLANDËS E KAM UNË”/ Trajneri De Biasi: Ja pse në Shqipëri ishte më e lehtë

Delo.autor

Pjesa e parë/ Shumë e thjeshtë për Barçën, e ka Kupën e Mbretit në dorë

Sadik.Autor

Leave a Comment