Futboll Sport

U ELIMINUAN NGA CHAMPIONS/ Feronikeli bën llogaritë me kundërshtarët e Europa League

Skuadra e Feronikelit i dha fund mbrëmjen e djeshme aventurës në Champions League. Kampionët e Kosovës u eliminuan në turin e parë eliminator, teksa u mposhtën në shtëpi me rezultatin 0-1 nga skuadra uellsiane e TNS.

Edhe pse takimi i parë në Uells ishte mbyllur në barazim 2-2, një rezultat i cili favorizonte Feronikelin, sërish këta të fundit nuk ia dolën të kalonin më tej. Megjithatë, sërish Feronikeli nuk e ka mbyllur aventurën europiane. Skuadra nga Kosova do të marrë pjesë në turin e dytë eliminator të Europa League. Në këtë fazë të Ligës së Europës, Feronikeli do të përballet me të eliminuarën e çiftit mes Sutjeskës së Malit të Zi dhe Sllovan Bratisllavës së Sllovakisë.

Ndërkohë, takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në Sllovaki, ka përfunduar në barazim 1-1 dhe sfida mbetet e hapur, ndërsa tashmë të interesuar për rezultatin do të jenë edhe pjesëtarët e Feronikelit.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Inter-Barça mund të fillojë me një rekord milioner

F.autor

I PARAQITET VENDIMI/ Shkarkohet zyrtari i klubit të madh italian…

Delo.autor

FANTASTIK/ Sulmuesi shqiptar rikthehet më i fuqishëm se kurrë, turpëron keq kundërshtarin (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment