Futboll Kategoria Superiore Sport

SORMANI TAKIM ME DREJTUESIT/ Ja e ardhmja e trajnerit italian te Partizani

Pas Franko Lerdës, edhe Adolfo Sormani do të largohet nga stoli i Partizanit brenda këtij sezoni. Për shkak të rasteve pozitive me Koronavirus te Partizani, trajneri italian refuzoi ta drejtojë skuadrën në derbi, diçka që la një shije aspak të mirë te drejtuesit e klubit, të cilët duket se kanë vendosur ta largojnë nga drejtimi i skuadrës.

Mësohet se Sormani ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Partizanit, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për një largim nga stoli i skuadrës. Asgjë nuk është zyrtarizuar, por Sormanin nuk pritet ta shohim më në drejtim të Partizanit.

Për 3 ndeshjet e mbetura në kampionat, skuadra do të drejtohet nga Renald Kalari, i cili ishte në stol edhe në derbi, ku Sormani nuk u paraqit. Edhe Demi i cili e kishte mbrojtur shpesh trajnerin italian, duket se tashmë e ka marrë vendimin dhe do ta largojë.

Related posts

“Emirates Stadium”, është një ndërtim super por edhe një strehë për minjtë!

Delo.autor

“MENJA DHE IBRA DY LIDERË TË VËRTETË”/ Pioli: Jemi shëruar, nuk i kishim bërë 4 fitore kurrë sivjet

F.autor

“OPERACIONI ALLA POGBA”/ JUVE gati të rrëmbejë “INIESTËN E RI” do kushtoi sa një MAKINË

Isa.Autor

Leave a Comment