Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Tottenham arrin akordin me mesfushorin 23-vjeçar…

Totenhemi dështoi të transferojë Paulo Dibalën, por tani ka arritur marrëveshjen me një lojtar tjetër argjentinas.

Sipas mediave angleze, “Spërsat”, kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e, Xhiovani Lo Keso, në Londër. Mesfushori 23-vjeçar do t’i kushtojë arkave të anglezëve plot 60 milionë euro, dhe sot do të zhvillojë vizitat mjekësore, me skuadrën e re.

Objektivi i parë ishte Dibala, por pasi dështuan të transferojnë lojtarin e Juventusit, drejtuesit e Totenhemit nisën bisedimet me spanjollët e Real Betisit, dhe arritën marrëveshjen.lo-celso-cropped_1s992ow6sxiaz1lk8sjp9glxtc

Por nuk është vetëm Lo Kelso, drejtuesit po punojnë edhe për transferimin e mesfushorit, Rajan Sesegnon, i cili aktivizohet tek Fulhemi. Palët janë shumë afër  marrëveshjes, dhe 20-vjeçari pritet të përfundojë transferimin ditën e sotme.

Related posts

“ZIKALTËRIT” TË FIKSUAR PAS MANCHESTER UNITED/ Marotta gati të transferojë mbrojtësin veteran…

Delo.autor

FORMULA 1/ Modelja e mbyll garën një xhiro para në Kanada (FOTO)

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso ul në stol blerjen e bujshme, ja këshillat për dy yjet e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment