Futboll Sport

FITOI EUROPA LEAGUE ME CHELSEA/ Shpallet lojtari më i mirë në këtë kompeticion…

Eden Hazard është shpallur si lojtari më i mirë në Europa Ligë, për edicionin e fundit.

Në garën për këtë çmim sulmuesi belg mposhti konkurrencën e ish-shokut të skuadrës te Çelsi Olivier Zhiru dhe Luka Joviç i cili shkëlqeu me gjermanët e Aintraht Frankfurt.

28-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë të “Bluve” në sezonin e fundit, teksa me 2 golat e tij në finale kundër Arsenalit, bëri që trofeu të shkojë në anën tjetër të Londrës.

Gjithsesi tashmë Hazard nuk është më pjesë e Çelsit, pasi ka kompletuar kalimin e tij te Real Madridi dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Zidan.

Aventura në Spanjë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për sulmuesin, për shkak se ka pësuar një dëmtim dhe nuk e ka bërë akoma debutimin e tij në La Liga.

Related posts

Liverpool, “Anfield Road” drejt 60 mijë vendeve

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet super sfida Manchester City-Chelsea

Delo.autor

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME BULLGARINË/ Rashica optimist: Synojmë 3 pikët

Delo.autor

Leave a Comment