Futboll Sport

MILAN MBËRRIN NË KOSOVË/ Shumë tifozë kanë dalë për të pritur klubin e zemrës

Skuadra e Milanit përpara pak çasteve ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, aty ku do të mbahet dhe takimi me skuadrën e Feronikelit.

Edhe pse temperaturat janë shumë të larta, një numër i konsiderueshëm tifozësh kanë dalë për ta pritur skuadrën milaneze.

Kjo është hera e parë për skuadrën e Milanit që zbret në tokën kosovare dhe padyshim ardhja e saj në Prishtinë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore ka bërë shumë buj në arenën ndërkombëtare.

Milani sonte nga ora 20:45 për herë të parë në histori do ta zhvillojë një ndeshje në Kosovë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” luan miqësoren me kampionin Kosovës, Feronikelin.

Related posts

DECLAN RICE BËHET “TOPÇI” Arsenal paguan shifrën rekord, 115 mln euro

F.autor

(FOTO) Njihuni me 10 transferimet më të shtrenjta të të gjitha kohërave

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Objektivi i Milan gati për tu transferuar në Bundesligë tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment