Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E BARCELONËS/ Ivan Rakitic drejt transferimit tek gjiganti i Serie A…

Do të jetë Ivan Rakitic goditja e madhe e Juventusit në këtë afat merkatoje. Mesfushori kroat ka përfunduar në “lupën” e shumë skuadrave, por sipas “Gazzetta dello Sport” bardhezinjtë janë ekipi më i interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Dalja nga planet e trajnerit, Ernesto Valverde e shtyjnë 31 vjeçarin që të pranojë një aventurë të re, me Milanin, Interin dhe Juventusin që janë destinacionet më të mundshme për të. Rakitic arriti në Barcelonë në vitin 2014 dhe ka bërë 269 paraqitje në të gjitha garat për klubin në këtë kohë, duke shënuar 34 gola dhe asistuar 37 herë.

Ai ka qenë i lidhur me një largim nga Barcelona për pjesën më të madhe të merkatos, por operacioni mund të marrë formë në orët e fundit të saj. Juventus janë të prirur të nënshkruajnë finalistin e Kupës së Botës për të forcuar mesfushën, me drejtorin Sportiv të torinezëve, Fabio Paratici, që e  konsideruar kroatin si lojtarin ideal për mesfushën e ekipit të drejtuar nga Maurizio Sarri.

Related posts

Aktrimi i Pepes është për çmim “Oscar”, legjenda angleze epik: Ai është ende një k.. (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mesfusha flet frëngjisht, Milani monitoron 3 futbollistë në Ligën 1. Ja emrat…

Delo.autor

Buzëqesh Lyon, Paris SG humbet “yllin” e saj për ndeshjen më të rëndësishme të javës

Q.Autor

Leave a Comment