Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SKANDALI ME HIMNIN PARA NDESHJES/ Lorik Cana komenton: Mungesë respekti…

Përballja ndaj kampionëve të botës nisi me një incident për skuadrën tonë. Organizatorët dhe drejtuesit e stadiumit “Stade de France” ngatërruan himnin teksa u ekzekutua një i gabuar dhe jo ai shqiptar.

U desh këmbëngulja e stafit të ekipit tonë përfaqësues dhe të vetë futbollistëve që të mos niste ndeshja pa u ekzekutuar më parë himni dhe pa pasur një ndjesë publike. Lorik Cana e ka denoncuar mungesën e respektit nga vendësit. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka folur për mediat franceze pas ndeshjes së luajtur të shtunën në Paris.

“Unë nuk jam as i shokuar dhe as nuk mbaj mëri. Termi i saktë që unë gjej për të përshkruar këtë situatë është thjesht mungesë respekti. Kaq mund të them”, komentoi Cana për skandalin me himnin para ndeshjes.

Ish-kapiteni kuqezi njihet mirë në Francë, për vetë faktin se ka luajtur në dy klubet legjendare të këtij vendi: PSG dhe Olimpik i Marsejës. Madje, për disa vite ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës marsejeze. Në Shqipëri – Francë në Europianin e 2016-ës Cana mungoi për shkak kartonësh.

Related posts

Barcelona e jashtëzakonshme, por tifozët në ‘Camp Nou’ lënë për të dëshiruar

Q.Autor

Barça kërkon qendërmbrojtës, pëlqehet TALENTI I LEIPZIG, do kushtoi 30 milion euro

Isa.Autor

MANCHESTER CITY FITOI TITULLIN KAMPION/ Mësoni cilët janë 5 lojtarët më të shpejtë në Premier

Delo.autor

Leave a Comment