Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RISIA E EDY REJAS PËR SFIDËN NDAJ FRANCËS/ Marash Kumbulla: Ëndrra sapo ka nisur…

Marash Kumbulla ishte një prej risive të trajnerit Edi Reja në listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore ndaj Francës dhe Islandës.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar është bërë pjesë e skuadrës së parë të Veronës dhe ka luajtur titullar në dy javët e para të Serisë A, ndërsa sot ishte në krah të Bares në konferencën për shtyp.

Jeni 19 vjeç dhe luani në Serinë A. A është realizimi i një ëndrre kjo për ju?

Është një ëndërr që sapo ka nisur. Trajneri Juric më ka besuar shumë dhe më ka dhënë hapësira, ndaj shpresoj të vazhdoj kështu e të justifikoj besimin e tij deri në fund.

Ku e sheh veten më vonë?

Unë nuk mendoj për më vonë, pasi duhet të jem i përqendruar te Verona, megjithatë shpresoj të shkoj sa më lart të mundem në karrierë.

A keni një idhull në repartin tuaj dhe cili është ai?

Si mbrojtës më pëlqen shumë Chiellini. Është e vështirë të arrish nivelet e tij, por është lojtari që unë ndjek.

Si e pritët ftesën në Kombëtare?

Isha shumë i emocionuar, pasi jam 19 vjeç dhe do të luaj sërish me Shqipërinë U21. Megjithatë isha shumë i lumtur kur më thirri trajneri Reja.

Çfarë gjetët në ekipin Kombëtar?

Më duket skuadër shumë e mirë, me shumë lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare. Shpresojmë të marrim sa më shumë pikë të mundemi në këto dy takime.

Duke parë karakteristikat e tua, me cilin mbrojtës të kuqezinjve do të përshtateshe më shumë?

Të gjithë janë shumë të mirë dhe nuk ka diferencë. Do të përshtatesha lehtë me këdo.

Seria A është një reklamë për çdo futbollist. Sa të lehtë ta bën punën, fakti që vjen nga një kampionat i tillë?

Reja është një trajner italian dhe ky fakt më ndihmon të kuptoj më lehtë idetë e tij. Megjithatë fakti që vij nga Seria A, nuk ma bën më të lehtë, pasi trajneri i shikon të gjithë në stërvitje dhe më pas vlerëson e zgjedh më të mirët.

Si të kanë pritur në skuadër?

Më kanë pritur shumë mirë dhe më ndihmojnë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, ku më mbajnë afër.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i Serisë A kërkon të huazojë Armando Brojën

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Nga Kallaku te Hebaj e Sabien Lilaj, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore…

Delo.autor

STUDIMI/ Sezon i ri, MILANI i vjetër: Ja problemet e kuqezinjve, GATTUSO pritet të…

Isa.Autor

Leave a Comment