Futboll Seria A Sport

“MALLKIMI” I NUMRIT “9” TEK MILAN/ Mandzukic sfidon historinë. Ja cilët sulmues kanë dështuar me “kuqezinjtë”… (FOTO)

Mario Manxukiç zgjodhi fanellën me numrin “9” të Milanit, dhe zgjodhi të sfidojë  “mallkimin” që mbart me vete ai numër aq i “rëndë”. Nga 2012 deri më sot, në harkun e 9 viteve, ka patur kaq shumë sulmues që kanë “sfiduar” fatin dhe kanë zgjedhur të lidhin emrin e tyre me atë numër.

Numërimi fillon nga maji 2012, data në të cilën Filipo Inzagi i tha lamtumirë kuqezinjve, duke filluar këtë tabu të veçantë. Që nga ajo ditë dhe para Manxukiç, 9 futbollistë janë përpjekur. Të gjithë me të njëjtat rezultate negative, siç demonstrohet nga gjithsej 29 gola në 154 paraqitje.

I pari ishte Aleksandre Pato i cili tashmë në 2012/2013, duke përfituar nga lamtumira e “SuperPippo” Inzagit, ndryshoi fanellën e tij nga numri “7” në “9”. Një zgjedhje katastrofike, duke patur parasysh rezultatet, falë problemeve të ndryshme fizike.

Sezonin në vijim, 2013/2014, Alessandro Matri me fanellën me numrin “9” kreu, 1 gol në 15 paraqitje në Serinë A.

Në 2014/2015 ai numër madje kishte dy “padrona”, Matia Destro, i cili shënoi 3 gola në 15 paraqitje dhe Fernando Torres i cili bëri edhe më keq me vetëm një gol në 10 paraqitje.

Në 2015/2016 ishte radha e Luiz Adrianos, 4 gola në 26 paraqitje në kampionat.

Pastaj Xhanluka Lapadula me 8 gola në 27 paraqitje në 2016/2017.

André Silva në sezonin 2017/2018 me vetëm 2 gola në 24 paraqitje.

Në 2018/2019 Gonzalo Higuain gjithashtu u përplas me mallkimin, 6 gola në 15 paraqitje në kampionat.

Dhe kështu kemi arritur në 2019/2020: në atë sezon ku Kristof Piontek, një “snajper i pagabueshëm” deri në atë moment, u ndal duke shënuar 4 gola në 18 paraqitje në kampionat.

Related posts

“NËSE NUK DO TË KISHTE QENË AJO NDESHJE…”/ Antonio Cassano, goli që e largoi nga burgu dhe rruga! (VIDEO)

Delo.autor

CONTE TAKON AGJENTIN E YLLIT LUKAKU/ Ja dhe dy objektivat e tjera të Interit në verë

Delo.autor

SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ Kombëtarja dyfishon shifrat me Ismajlin, kazakët realizojnë gol nga mesi i fushës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment